President që zgjidhet nga populli? Rama: Duhen bërë ndryshime në Kushtetutë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes me anëtarët e grupit parlamentar të PS se zgjedhja e Presidentit Meta në krye të Shtetit ishte e imponuar dhe detyruar.

Ai tha se duhet vendosur një standard që Presidentë të ngjashëm të mos vendosen më. Rama foli edhe për zgjedhjen e Presidentit nga populli, për të cilën tha se duhen bërë disa ndryshime Kushtetuese. Ai komentoi edhe vendimin e Gjykatës së Lartë për shkarkimin e Metës.

Sipas tij, Presidenti kishte bërë shkelje dhe shtoi se nuk e ka kuptuar vendimin për të mos e shkarkuar.

“Sot, jemi përballë një sfide që duhet ta shohim si një përgjegjësi të madhe dhe jo si mundësi të lehtë për t’i imponuar vendit një president apo presidente që do i përmbushte vendit thjesht me sukses gjysmën e kornizës politike të Shqipërisë duke qenë faktikisht tërësisht e ngjyrosur politikisht. S’është kjo që na duhet dhe duhet të bëjmë. Ajo që duhet të bëjmë së bashku duke i hapur rrugë sugjerimeve të gjithsecilit këtu, në një proces konfidencial. Ne s’bëjmë diskutim të hapur në këtë fazë e të japim emra. Duhet një rezervuar mendimesh ku do të identifikojmë bashkërisht kandidaturën më të përshtatshme. Procesi nuk mbetet i mbyllur brenda grupit parlamentar e për këtë arsye kemi një komision të përbërë nga kryetari i grupit, ministrja Spiropali dhe Gjiknuri, për të diskutuar me pjesët e tjera të Kuvendit të Shqipërisë. Ka pasur dhe ka aktualisht një debat lidhur me psenë e moszgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli dhe ripërsëritjen e të njëjtit proces që mbetet i kufizuar nga veprimtaritë e partive politike në Kuvend. Është një temë e cila meriton të diskutohet.

Lexo edhe :  Rama prezanton Kryeinspektoratin Digjital të Territorit

 

 

Ne kemi detyrimin t’ia japim njerëzve mundësinë të shprehen për këtë temë dhe përcaktuar disa piketa. Shqipëria është një republikë e pastër Parlamentare dhe si e tillë s’ia mban dot në ngrehinën e vet një presidenti të zgjedhur nga populli me këto atribute dhe kompetenca që figura e kreut të shtetit ka sot. Patjetër që Shqipëria mund të zgjedhë një president nga populli nëse ndryshon Kushtetutën dhe i jep Presidentit disa instrumente që e bën një figurë të zgjedhur nga populli që ka peshën e vet, bazuar në atributet që i jep Kushtetuta dhe që nuk bëhet qesharak edhe i rrezikshëm duke rrëshqitur nga binaret e Kushtetutës si Meta. Ai shkeli Kushtetutën, e konfirmoi Gjykata Kushtetuese, por duke e lënë në mes të rrugës vendimin e vet pasi e konsideroi shkeljen jo mjaftueshëm të rëndë. Çfarë duhet të bënte tjetër Meta që të shkarkohet, këtë s’e mësojmë kurrë”, tha Rama.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV