Takimet për zgjedhjen e presidentit të ri, Balla: Kemi marrë propozime me vlerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupi të PS Taulant Balla, ka zhvilluar një komunikim për mediat pas përfundimit të takimit ku u diskutua për procesin e presidentit të ri.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se u diskutua për një figurë konsensuale.

“Kalendari i takimeve për presidentin e ri të Republikës ka përfshirë sot një takim me shoqërinë civilë që u përcoll sot. Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit dhe kemi marrë propozime me vlerë që lidhen me figurën e presidentit të ri për të filluar të ndërtojmë kriteret për përzgjedhjen e kandidatit”, tha Balla.

Gjithashtu ai theksoi se data 4 dhe 6 maj u propozua për konferencën e kryetarëve.

 

Ditën e sotme Balla u zhvilloi fillimisht një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa vijoi me tej takime me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën në kuadër të procesit të ri për zgjedhjen e presidentit

 

Të fundit

Problemet me infertilitetin/ Arsyet më të shpeshta që çojnë në abortet e hershme

I ftuar në “Koha për t’u zgjuar” në News24, mëngjesin e sotëm ishte mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili...

Qeveria japoneze jep ndihmë financiare për restaurimin e liqenit të Urmisë

Qeveria japoneze ka premtuar 3.3 milionë dollarë për të mbështetur restaurimin e liqenit Urmia, që ndodhet në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit, konfirmoi...

“Vasalë të amerikanëve”/ JD Vance sulmon sërish Evropën, ja tre vendet që ka përjashtuar

Evropa është “aleati ynë”, por nuk mund të jetë një “vasal i përhershëm” i Shteteve të Bashkuara për sa i përket sigurisë dhe tregtisë,...

Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë/ Një vlerë e shtuar turistike!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga rruga e re që lidh Shëngjinin me Velipojën, një projekt  infrastrukturor që pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në...

Hulumtimi/ Serbia ndër vendet me më së shumti dezinformata ruse

Një hulumtim i Qendrës për Informacion, Demokraci dhe Qytetari në Universitetin Amerikan të Bullgarisë ka gjetur se ish-republikat sovjetike dhe vendet e Ballkanit janë...

Lajme të tjera

Web TV