Alibeaj: Berisha vjen i paftuar dhe bën zhurmë, propozimi im për Presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një komunikim për mediat pas mbledhjes në selinë e PD.

“Kjo çështje është sqaruar në disa mbledhje, nuk besoj se është kjo çështja e rendit të ditës. Ishte një mbledhje që duhet të ishte zhvilluar dje. Sot në mbledhjen e grupit e para çështje ishte ajo e axhendës parlamentare. Një çështje tjetër ishte ajo e qëndrimit që duhet të mbajë PD në lidhje me procesin e përzgjedhjes së Presidentit. Propozimi im, që në mënyrë kolegjiale të konsultohen të gjithë deputetët për qëndrimin e grupit parlamentar. u la një mbledhje tjetër për t’u marrë mendimi i secilit deputet dhe në fund të sintetizohet qëndrimi i grupit parlamentar.

Në mbledhjet e grupit parlamentar ka gjithmonë zhurmë se gjithmonë ndodh që vjen z. Berisha dhe pa asnjë lloj roli jep opinionin e tij. Unë mund t’ju them për qëndrimin tim. Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës është një proces i rëndësishëm. Zgjedhja e Presidentit degradon fatkeqësisht në raundin e 4 dhe 5 me 71 vota dhe ju e kuptoni se sa penalizuese është për opozitën.

Megjithatë edhe sot që flasim, opinioni im është i qartë, Edi Rama nuk e ka të drejtën të zgjedhë presidentin e Republikës, nuk e ka të drejtën as me shumicën e thjeshtë.
4 deputetë të vetë sot nuk përfaqësojnë më zërin e qytetarëve, 2 janë pas qelisë, 2 të tjerë janë dezinjuar si non-grata nga SHBA”, tha Alibeaj.

Të fundit

Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, pësojnë djegie te rënda 2 shqiptarë nga Tepelena

Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër...

Balla thirrje diasporës nga Selaniku: Ktheni zarfin e votimit brenda orëve të mbetura

Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla theksoi se një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh ende nuk kanë marrë zarfin e...

Bëri burrë e grua për spital, arrestohet 21-vjeçarja në Has

Policia e Hasit ka vënë në pranga një të re, pas konfliktit për pronat të ndodhur dje në fshatin Pla. Policia sqaron se u...

PD shkresë misionit të OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi

PD i ka dërguar një shkresë KQZ-së dhe misionit të OSBE-ODHIR ku ka listuar, sipas tyre, shkeljet e konstatura me shpërndarjen e zarfeve në...

Sot seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të dymbëdhjetën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Lajme të tjera

Web TV