Kreu i shtetit / Takime për presidentin, PS kalon nga zarfi tek e-mail

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlametar të PS-së, Taulant Balla, u takua me përfaqësues të shoqërisë civile ku u kërkoi që të dërgojnë me email emrin preferencial për kreun e shtetit. Shtyhen takimet konsultative mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Emrat në zarf do mbahen sekret deri në momentet kur PS do të zgjedhë presidentin e ri vetëm me votat e saj.

 

Me kërkesë të dy prej grupeve parlamentare të opozitës, është shtyrë me një javë agjenda për procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri. Sipas përfaqësuesit të Partisë Socialiste Tualant Balla, Konferenca e Kryetarëve do të shtyhet për 4 ose 6 maj, ndërsa seanca e parë në Parlament rreth 10-12 majit. Partia Socialiste nisi pasditen e djeshme takimet konsultuese edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit. Balla u shpreh se vendit i duhet një president që të gëzojë autoritetin që i jep Kushtetuta. “Ftoj çdo organizatë të shoqërisë civile të vijë me propozime dhe shoqëruar edhe me argumentin përkatës. Këto do të na ndihmonin për të krijuar profilin e presidentit të Republikës që duam. Ne nuk duam një president për PS-në, por një president për Shqipërinë dhe ky është argumenti kryesor. Nuk na duhet një përfaqësues ekskluziv i ynë, por një president që të gëzojë autoritetin që jep Kushtetuta”, tha kreu i grupi Parlamentar të PS-së. Balla kërkoi nga Shoqëria Civile që propozimet e tyre për emra konkretë kandidaturash t’i dërgojnë në email-in zyrtar të PS-së, jo të thuheshin gjatë këtij takimi. “Mendoj që në këtë fazë të parë do mirëprisnim më shumë sugjerime për procesin, kandidaturën ta bëni përmes adresës email, se nga eksperienca ime, pa marrë lejen e personit është pak e vështirë t’i bësh emrin propozim”, tha Balla. Pjesë e këtij takimi, studiuesi Afrim Krasniqi u shpreh se qytetarëve u është kërkuar një emër lidhur me kandidaturën për president dhe ta dërgojnë atë me e-mail, gjë e cila sipas tij është fyese. Ai u shpreh se procedura për zgjedhjen e presidentit është me shumë rëndësi dhe se është një post shumë më i madh se kostumi që ka veshur politika. “Është fyerje të na kërkohet të dërgojmë emrin e kandidatit me anë të e-mailit. Kur kam parë politikanë që kanë thënë që kriter themelor është fakti që presidenti duhet të jetë shqiptar dhe mbi 40-vjeç. Në parlament në vitin 2002 ka bërë një zgjedhje shumë të mirë. Por ne kemi bërë prapakthehu në procedura. Unë mendoj që procedura për zgjedhjen presidentit kërkon solemnitet. Presidenti ka një rol specifik në fushën e sigurisë dhe çështjen e politikës së jashtme. Është një post shumë më i madh se kostumi që ka veshur sot politika. Është një çmenduri në rrjetet sociale që kushdo që zgjohet në mëngjes mund të bëhet president”, tha ai. Ndërkohë Balla tha se nuk është e vërtetë ajo që mund të thuhet se mazhoranca e ka zgjedhur kandidatin tashmë. “Ftesa jonë dhe pse shumë mund ta paragjykojnë do thonë që këta e kanë ndarë mendjen po tani duan të bëjnë një proces, nuk është e vërtetë. Fundi i këtij procesi do na japi ne të drejtë që në 2022 Shqipëria të zgjedhë një president në lartësinë e Presidentit të Republikës”

Lexo edhe :  Zbulohet marrëveshja e Ramës dhe kryeministrit britanik, firmoset nesër në Tiranë

Emrat për President

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se emrat e propozuar për presidentin e ri nuk do të bëhen publike. Ai u shpreh se vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u shprehur se Shqipëria është një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe në këtë mënyrë presidenti i ri duhet t’i përqaset këtij pozicioni”, tha më tej Balla. Më tej shtoi se një proces kaq transparent për procesin e zgjedhjes së presidenti, nuk është parë asnjëherë më parë. “Dje ka pasur një marrje propozimesh në Grupin Parlamentar dhe procesi është i hapur besoj deri në fillim të javës tjetër. Zotit Mediu ia kam propozuar dhe do t’ja propozoj edhe zotit Alibeaj që në takimin e ardhshëm të shkojmë të gjithë bashkë. Jemi në një moment të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shpresojmë që drita jeshile të çelet edhe për Maqedoninë e Veriut në këto kushte ku Shqipëria është më lart se kurrë në proceset e veta historike,  sot Shqipëria është faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe për këtë arsye presidenti i ri duhet t’i përqaset këtij pozicioni dhe këtij momenti historik që ka Shqipëria sot. kemi dakorduar që procesi të shtyhet më një javë. Besoj që në fillim ta javës së ardhme të kemi takim me kryetarit e grupit të PD Enkelejd Alibeaj, për këto detaje”, tha ai.

 

 

Negociatat për presidentin e ri,

Mediu: Ramë dakord që kalendari të shtyhet

 

Fatmir Mediu, kreu i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, në një deklaratë për mediet u shpreh se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë konsensuale teksa tha se u ra dakord shtyrja e kalendarit. Sipas Mediut, mazhoranca nuk mund ta zgjedhë e vetme Kreun e Shtetit, pasi siç argumentoi ai kjo mund të bëhet vetëm pas dështimit të tre raundeve. “Nuk mendoj se PS i ka votat për ta zgjedhur e vetme nëse do ta lexojmë Kushtetutën. E para kërkon sipas autoritetet që duhet të këtë presidenti që garanton unitetin e popullit dhe zgjedhja e njëanshme e cënon këtë element. E dyta kërkon një president konsensual në tre raundet e para. Nëse më pas kalohet në krizë politike atëherë kalohet në votat e mazhorancës”, ëhstë shprehur Mediu. Ai tha se opozita është konsultuar dhe qëndrimi është bërë publik. “Kam diskutuar propozimin tonë me Alibeajn, zonjën Kryemadhi dhe me të tjerë qëndrimin tonë e kemi bërë publik. Ramë dakord që kalendari të shtyhet. Është në interesin tonë që të ketë një shtyre të këtij procesi. 24 maji duhet të jetë afati i fundit. Me një aritmetike të thjeshtë procesi duhet të fillojë nga data 10”, tha Mediu.

 

 

 

Të fundit

Justin Bieber thyen heshtjen për Diddy, a ka qenë viktimë e tij?

Mes valës së akuzave të rënda ndaj Sean “Diddy” Combs, emri i Justin Bieber u përfshi në spekulime që...

Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një statusi në Instagram bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin nuk po i përgjigjet propozimit për...

“Paqe minimaliste” në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë të burgosurit e luftës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov ka informuar gazetarët ukrainas për...

Rrugët kthehen në lumenj në Spanjë, breshri zbardh zonat turistike

Një stuhi e madhe breshri dhe shiu ka goditur Spanjën Jugore, duke mbuluar me akull plazhet e njohura turistike dhe duke përmbytur rrugët në...

Vinicius po bën lojë të dyfishtë me Real Madridin, Perez kupton “filmin”

Vinicius Junior po negocion ende për rinovimin e kontratës me Real Madridin, por po bën lojë të dyfishtë, sepse agjentët e tij po flirtojnë...

Lajme të tjera

Web TV