Franca dhe Gjermania i kanë shitur Rusisë pajisje ushtarake me vlerë 270 milionë euro, që me shumë mundësi po përdoren në pushtimin e Ukrainës.
Kjo do të ishte e pamundur nëse BE do të respektonte plotësisht embargon për shitjen e armëve për Rusinë pas aneksimit të Krimesë.
Muajin e kaluar, Franca, Gjermania dhe Italia kanë përdorur një hapësirë në sanksionet e vendosura kundër Moskës.
Ato janë 3 nga 10 vendet e BE-së që kanë eksportuar thuajse 350 milionë euro pajisje përfshirë raketa, armë dhe bomba.
Gazeta britanike ‘The Telegraph’ shkruan se 78% e totalit janë furnizime që vijnë nga firma franceze dhe gjermane.