Gjykata rrëzon PD për hetimin e “Becchetit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike për hetimin parlamentar të “Becchetit”. Sipas Gjykatës më kërkesën e sjellë dhe në votimin parlamentar ka diskordancë votash

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”. Në vendimin e Gjykatës Kushtetues thuhet se ky institucion pasi dëgjoi relatoren e çështjes Fiona Papajorgji, shqyrtoi pretendimet e kërkuesit, një grup prej jo më pak se një e katërta e deputetëve (36 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i cili ka kërkuar pranimin e kërkesës, prapësimet e subjekteve të interesuara, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave,të cilat kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës, si dhe diskutoi çështjen në tërësi. Në çështjen konkrete, Gjykata vëren se kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor e depozituar në Kuvend është nënshkruar nga 39 deputetë. Referuar dokumenteve bashkëlidhur kërkesës, në Kuvend, gjatë seancës plenare të datës 14.10.2021, kanë votuar pro ngritjes së komisionit hetimor gjithsej 46 deputetë, ndërsa kërkesa për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave drejtuar Gjykatës është nënshkruar nga 36 deputetë, 5 nga të cilët nuk rezultojnë të kenë nënshkruar kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor. “Pra, vetëm 31 nga 36 deputetë që i janë drejtuar Gjykatës rezultojnë të kenë nënshkruar edhe kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor. Në këtë situatë, edhe pse kërkesa drejtuar Gjykatës formalisht plotëson numrin e kërkuar nga neni 77, pika 2, i Kushtetutës (35 deputetë), lista nominale e deputetëve në të dyja kërkesat nuk përputhet”, thotë Kushtetuesja. Më tej Gjykata thotë se pasi mori në shqyrtim legjitimimin e një të katërtës së deputetëve që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues në raport me një të katërtën e deputetëve që kanë kërkuar ngritjen e komisionit hetimor në Kuvend, nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas nenit 133, pika 2, të Kushtetutës, të detajuar edhe në nenin 72, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000. Për rrjedhojë, duke qenë se nuk u formua shumica prej 5 gjyqtarësh, në kuptim të nenit73, pika 4, të ligjit nr.8577/2000, kërkesa e një të katërtës së deputetëve konsiderohet e rrëzuar. Në vendim thuhet se sipas demokratëve, shteti shqiptar, bazuar në vendimin për dëmshpërblim të Qendrës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve pranë Bankës Botërore (ICSID), duhet t’i paguajë palës paditëse shumën prej 120 milionë eurosh. “Ky komision hetimor kishte si objekt: a) verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të Kryeministrit, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, si dhe funksionarëve të tjerë publikë; b) verifikimin e ndërvarësisë së këtyre veprimeve me veprimet procedurale të marra nga organet e drejtësisë, të cilat kanë kulmuar me sekuestrimin e Agonset; c) verifikimin e veprimeve dhe mosveprimeve të Agjencisë për Administrimin e Aseteve të Sekuestruara, të cilat kanë sjellë shkatërrimin e plotë të Agonset; d) verifikimin e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve kompetente relevante për sa i përket mosdhënies së informacioneve të kërkuara nga INTERPOL-i; e) dëmin ekonomik që i shkaktohet buxhetit të shtetit nga ky vendim; f) pasojat e rënda mbi investimet e huaja dhe lirinë e medias në Shqipëri; g) vlerësimin e nevojës për marrjen e masave të përshtatshme për një mbrojtje më të mirë të investimeve të huaja dhe lirisë së medias, duke shmangur edhe rrezikun potencial për gjoba të larta ndaj shtetit shqiptar”, shkruhet në vendimin e Kushtetueses. Sa i takon mënyrës së votimit: Votuan për legjitimimin e kërkuesit gjyqtarët Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja; dhe votuan kundër legjitimimit të kërkuesit gjyqtarët Vitore Tusha, Elsa Toska, Altin Binaj dhe Fiona Papajorgji.

Lexo edhe :  Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

 Shqipëria në pritje të negociatave në qershor

 

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojë Tiranën më 28 prill në kuadër të një turi takimesh në rajon. Vizita e tij vjen përpara se shtetet e BE-së të marrin një vendim në qershor për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas axhendës së zyrtarit europian, Varhelyi do të vizitojë edhe Bullgarinë, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se do priten negociatat në qershor, teksa paralajmëroi se nëse Bullgaria do të bllokojë sërish këtë proces, Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE.

Macronin e uruan pa dalë rezultati zyrtar 

 

Politikanët shqiptarë, mund të kenë qenë ndër të parët në Europë, që i uruan publikisht fitoren e mandatit të dytë, presidentit francez Emanuel Macron. Qendrat e votimit në Francë u mbyllën në orën 7 dhe në disa qytete të mëdha si Parisi, në orën 8 të mbrëmjes. Për hir të një sistemi projeksioni i cili pothuajse nuk gabon kurrë, francezët dhe bota e mësojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, vetëm disa minuta pasi mbyllet procesi i votimit. Ndaj, në orën 9 të mbrëmjes, francezët nisën të festojnë fitoren e Macron, i cili u konfirmua president me 58% të votave. Pak minuta më vonë, Marine Le Pen pranoi humbjen dhe uroi fituesin, duke shtuar se nuk do të hiqte dorë nga beteja e saj nacionaliste. Urimin e parë me telefon, presidenti francez e mori nga kancelari gjerman, Olaf Sholc. Në orën 10 të mbrëmjes së të dielës, Edi Rama publikoi në Tëitter një portret të stërmadh të Emanuel Macron të projektuar në murin e jashtëm të Akademisë së Arteve. Urimi i Ramës ishte i dyfishtë: ai gjithashtu shprehte dëshirën se…

 

Të fundit

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke...

Hakërimi më i keq në histori/ Si u vodhën 1.5 miliardë dollarë në kriptomonedha

Një grup hakerash arritën të grabisin para digjitale me vlerë gati 1.5 miliardë euro, në atë që mund të jetë vjedhja më e madhe...

Arrestimi i Safet Bajrit/ Saga e vrasjeve mes dy fiseve që “përgjakën” Shkodrën

SPAK thotë se ka të dhëna që provojnë përfshirjen e Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe mikut të tyre, Asmer Bilali në ekzekutimin e Fatbardh...

Nëna e braktisi/ Historia e tragjike e 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Santorini

Personi që shihni në foto, është 19-vjeçari  Aurel Elezi nga Kamza që humbi jetën në Santorini, pas shembjes së papritur të çatisë që po...

Fqinjët shqetësohen nga këndimi i gjelit/ 3000 euro gjobë për pronarin e tij

Një pronar gjeli është urdhëruar të paguajë mbi 3000 paund pasi fqinjët janë ankuar vazhdimisht për këndimin e tij të vazhdueshëm. Oficerët nga Këshilli i...

Lajme të tjera

Web TV