Shqipëria etnike, e madhe? Arbëreshët: Të bashkohemi si në kohën e Skenderbeut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 555 vjetorit të çlirimit të tretë dhe përfundimtar të Krujës, më 24 Prill disa grupe arbëreshës vizituan qytetin historik të heroit tonë kombëtar duke kremtuar atë që ata e quajnë “Vallja e Fitores”. Arbëreshët e praktikojnë prej më shumë se pesë shekuj këtë festim, dhe këtë vit udhëtuan drejt Krujës Bulqizës dhe Shkodrës, ku kënduan këgë arberëshë dhe kërcyen vallet tradicionale të tyre.

Të ftuar në ‘Abc e Pasdites’ për të folur pikërisht për këtë përvjetor dhe aktivitetet që u zhvilluan ishin Loris Castriota Skanderbeg, një gazetar nga Pugli që është pasardhës direct i ‘kryeprincit të Abërit’ Gjergj Kastriot Skënderbeu, gjenerata e 5të.

Për Abc News Albania, Castriota tha se “Shqipëria duhet të bëhet e madhe, dhe është bërë një padrejtësi e madhe për Shqipërinë.”

“Shqipëria është e rrethuar nga shqiptarët dhe duhet t’i bëjmë kombet e tjera të kuptojnë se duhet të na respektojnë. Edhe nëse nuk bëhet një Shqipëri e madhe duhet të respektojnë të drejtat civile të shqiptarëve në vende të tjera.” – shtoi më tej gazetari.

Ndërkohë në lidhje me eventet e mbajtura në qytete të ndryshme, Grazia Vietri, një inxhiniere mjedisi arbëreshë, shtoi se ashtu si kryen në Itali u kryen edhe në Krujë. Ajo shprehu se “ka shumë njerëz dhe familje që përkujdesjen për kostumet, këngët edhe për gjuhën” duke i mëshuar faktit se ishte një kënaqësi për ta ta ndanin “Vallen e Fitores” me shqiptarët e Shqipërisë.

Por çfarë do të ishte një mënyrë e mirë për ruajtjen dhe tejçuarjen e gjithë kësaj historie, tradite dhe gjuhe te brezat në vazhdimësi? Castrioti pranoi se mes instancave përkatëse shtetërore mund të bëhej një punë me e mirë, qoftë në Shqipëri apo në Itali.

Lexo edhe :  Prokurimi i Qëndrueshëm në Fokusin e OBP-së

“Komuniteti arbëreshë ka qenë shumë i rëndësishëm për historinë italian nga gjysma e shekullit të 19 por edhe më parë. Unioni i Italisë është bërë i munfur falë kontributit të arbëreshëve. Kështu që Italia dhe Shqipëria duhet të punojnë së bashku për të ruajtur tradita dhe historia ruan një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë.”

Rosalia Capparelli, kryetarja e Bashkisë San Benedetto Ullano tha se:

“Ne kërkojmë të mbajmë origjinalitetin tonë por kërkojnë edhe bashkëveprimin me komunitetet e afërta që edhe ata të njihen me gjuhën tonë. Ne kërkojmë edhe në shkolla që të tejçojmë historinë tonë. Madje edhe gjuhën tonë që deri më sot ishte ruajtur në formë verbale, por të dokumentohet tani. Të bashkëpunojmë në territore që arbëreshët që kjo trashëgimi të mos humbasë.”/abcnews.al

Të fundit

Kaos në gjykatë:Familja e viktimës sulmon të dyshuarin për vrasje gjatë seancës dëgjimore

Një kaos ka shpërthyer ne nje salle giykate ne New Mexico pasi te aferm te nje gruaje te vrarë...

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria po rritet, por varfëria nuk ulet

Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 8,575 dollarë. Të ardhurat mesatare ditore për një person në vendin...

Temperaturat deri -3°C! Reshje dëbore dhe shiu, si parashikohet moti për sot

Depërtimi i masave ajrore të ftohta verilindore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave. Bregdeti dhe...

Këmbimi valutor 4 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.7 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

A lidhet autizmi me shëndetin e nënës gjatë shtatzënisë? Jo ashtu siç mendoni

Një studim i madh sfidon lidhjen e supozuar shkak-pasojë midis shëndetit të nënave të ardhshme gjatë shtatzënisë dhe rrezikut të autizmit tek fëmijët e...

Lajme të tjera

Web TV