Keni dhënë tre emra për president? Rama: Nuk vijnë nga jeta e përtejme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama doli para gazetarëve sonte duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me presidentin e ri dhe integrimin në BE.

Duke folur shkurt për kandidatët e zgjedhur prej tij për president, Rama tha se “e sigurtë është që nuk vijnë nga bota e përtejme.”

Ndërkohë sa i përket negociatave ai u shpreh se nuk është optimist.

‘I kam thënë ça kam pasur për të thënë. Nuk jam optimist. Bazuar dhe në opinionin e dhënë nga qytetarët tanë, do të kërkojmë me insistim që të na ndajnë. Jo për shkak të Maqedonisë së Veriut, por një absurdi bullgar. Është një absurd që nxjerr në pah një vendim të BE-së. Rizgjedhja e Macron shpresojmë që t’i japë një shtysë problemeve të brendshme. Shpresojmë që të jenë të motivuar që të zgjidhin problemet së bashku me kancealrin e ri gjerman.

Sa kohë do ta prisni PD për negociata?

Edi Rama: Nuk ka problem afatesh, por natyrisht që do presim deri kur do të kemi emra. Nëse nuk do të sjellin asnjë kontribut është zgjedhja e tyre, nuk ka dramë të madhe. Ne kur ishim në opozitë, jo vetëm herën e parë, por edhe herën e dytë kur nuk kishim vota, ishim aty dhe dhamë kontributin tonë.

Nuk e njoh vërtetë kush është ky Komisioni i Rithemelimit. Me botën e përtejme nuk negociojmë. Gjallimi i tij fizik është diçka tjetër, gjallesa politike është diçka tjetër. Nuk është koha për ta turpëruar Shqipërinë në këtë farë feje.

Keni dhënë tre propozime, janë emra jashtë politikës?

Edi Rama: E sigurtë që nuk vijnë nga bota e përtejme.

Të fundit

Elbasan/ Fotografoi fletën gjatë votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit nr. 2321 në lagjen “5 Maj” në Elbasan,...

Divorcet gri: Pse çiftet ndahen pas 30 vitesh martesë? Përgjigjet psikologia

Cilat janë arsyet që i shtyjnë dy njerëz që kanë jetuar një jetë së bashku të ndjekin rrugë të ndara? Znj. Angeliki Kolokytha, psikologe,...

‘Me Berishën nuk bëj koalicion’/ Voton në Tiranë Tom Doshi: Rezultati do të jetë surprizë

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka votuar sot në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që po zhvillohen në të gjithë vendin. I...

“Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve”/ PD denoncon problematika me procesin

“PD-ASHM” kanë denoncuar raste të mungesës së trimbosjes së gishtit apo kur boja është fshirë. Në një reagim dërguar KQZ-së, kërkohet marrjen e masave të...

BBC publikon udhëzuesin për të 37-të këngët e Eurovisionit

Konkursi i Këngës Eurovision 2025 do të hapet të dielën, me një paradë ku marrin pjesë konkurrentë nga 37 kombe. Por gara fillon në të...

Lajme të tjera

Web TV