Rrëzimi i ish-kryeministrit Sali Berisha është ndjekur me vëmendje edhe nga socialistët. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë edhe një postim mjaft provokues pas këtij incidenti. Balla ka postuar momentin e rrëzimit të Berishës në Kuvend, dhe krah tij shkruan për shpalljen non-grata të liderit historik të Partisë Demokratike.
“Non grata mbetet non grata!”- shkruan Balla dhe pse fakti që ish-kryeministri është shpallur non-grata nuk ka lidhje me pjesën e incidentit që ndodhi sot në Kuvendin e PD-së.