U nda nga jeta agjenti i lojtarëve më të mirë në botë, kush ishte Mino Raiola?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Carmine Raiola, i njohur nga të gjithë si Mino, lindur në Noceria Inferiore më 4 nëntor 1967, ndërroi jetë ditën e sotme. Pas vetëm një viti, fill pas lindjes së djalit, familja e tij u transferua në Holandë, në Haarlem, për t’iu përkushtuar një biznesi familjarë, një restoranti. Që i vogël, ndihmon familjen e tij duke shërbyer si kamarier në restorant, një punë e cila nuk e pengoi të diplomohej si jurist.

“Picajoli’ ishte epitet që Mihajlovic e thërriste shpesh, por siç është shprehur vetë Raiola, as që ia kishte idenë se si bëhej një picë, por ishte një gjeni në një tjetër fushë, fliste në mënyrë perfekte 7 gjuhë, italisht, holandisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe portugalisht.

Pasioni për futbollin e rikthehu sërish në Haarlem, aty ku në moshën 20vjeçare u bë drejtor sportiv i klubit holandez, nga aty nis dhe rruga e tij si agjent futbollistësh.

Pika e kthesës erdhi në vitin 1992 kur solli Brajan Roin te Foxha, një vit pasi bërin ndërmjetësin në tratativën mes Ajaksit dhe Interit për Denis Berkampit dhe Uim Xhonkut. U bë agjent i FIFA-s dhe themeloi kompaninë “Sportman”, me qendër në Montekarlo. Kështu filloi ngjitja në futbollin e nivelit të lartë me përfaqësuesit e kampionëve si Nedved, Ibrahimoviç, Pogba, Baloteli, Verrati, Donaruma, De Ligt dhe Haland.

Sipas “Forbes”, Raiola, në vitin 2020, ai u rendit i katërti në botë mes agjentëve me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur marrëveshje për 847.7 milionë dollarë.

Të fundit

Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin...

Kourtney Kardashian kritikon sistemin arsimor amerikan

Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka deklaruar se sistemi arsimor në SHBA është i vjetruar dhe se po e shqyrton seriozisht mundësinë e shkollimit në...

Shtëpi bari në Australi, shpallet në kërkim aktori Vis Pupa. Bashkëshortja në gjyq

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për...

VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A Napoli do të përballet me Kaljarin në orën 20:45, por duket se...

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet nga ministrat e 27 vendeve...

Lajme të tjera

Web TV