Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022” me këngën që mban titullin “Sekret”. Tashmë në Torino të Italisë ku do të mbahet festivali i rëndësishëm kanë nisur provat e para.
Rondela do të performojë e para më 10 maj dhe do të shoqërohet dhe me një koreografi mjaft provokuese.
Duket se këngëtarja shqiptare është duke tërhequr shumë vëmendje me çdo detaj. Më i fundit është një gjerdan tepër i çmuar, të cilin Hajati e ka mbajtur gjatë provave në Torino.
Gjerdani me ar të bardhë është 18 karat dhe me smeraldë. Ai mban emrin ‘Enigma X’ dhe shitet për 10 mijë e 800 euro.
Kujtojmë që Hajati këto ditë po komentohet shumë në media, pasi faqja e Eurovizion i fshiu postimin me fotot e performancës së saj, të cilat janë konsideruar tepër estravagante.