Fifi tregon si nisi romanca e saj me Adis Patushin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në “Më lër të flas”, programin që drejtohet nga Donald dhe Romeo Veshaj, Fifi, ndër të tjera, tregoi edh për lidhjen e saj të re me Adis Patushin.

Ajo zbuloi se të dy u njohën përmes Kledit, ish-banorit të Big Brother VIP, njëkohësisht i afërm i Adisit.

“Në një nga darkat e mëdha me banorët e Big Brother, vjen Adisi dhe Kledi, që ishte ulur përballë meje. Më pas më thotë, se ‘Adisi pyet çfarë shenje horoskopi je’. Unë i shkruaj vetë në Instagram dhe i them që ‘Jam Dash’.”

Kaq mjaftoi që dyshja të vazhdonte bisedën, njohjen dhe brenda pak ditësh të takohej.

“Në takimin e parë, patëm edhe puthjen e parë. Kishte gin tonic, disa qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”, vazhdon Fifi.

Më tej, ajo thekson se “nuk ka dashur ta bënte kaq shpejt publike lidhjen”

“...Për me i ik vorbullës së negativitetit (referuar komenteve kritikuese për Fifin në rrjetet sociale) dhe për të dhënë pak pozitivitet, më është dashur ta bëj publike pak më shpejt seç duhet”.

Në 6 shkurt të këtij viti, Fifi konfirmoi romancën me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e Adrola Dushit dhe babain e një djali, Troit.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV