Visar Zhiti kandidat i mundshëm për postin e Presidentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur tashmë kanë nisur procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri, emri i Visar Zhitit, poetit, intelektualit, ish-ambasadorit, ish-i dënuar politik, është i fundit që po qarkullon në ambientet e politikës. Duket se kjo kandidaturë mund të gjejë mbështetjen e të gjithë krahëve të politikës shqiptare.

Javët e fundit, nuk kanë qenë të paktë emrat që kanë qarkulluar si ai i Majlinda Bregut, Servet Pëllumbit, Princ Lekës, Mimi Kodhelit, apo dhe ambientalistit Sazan Guri.

Visar Zhiti, njeriu i qetë në politikë dhe rebel në art dhe kulturë, u propozua në vitin 2015 nga Kryeministri Rama si ambasador në Vatikan, propozim që nuk u pranua nga ish-Presidenti Bujar Nishani, me argumentin se Rama nuk është konsultuar me të përpara se ta propozonte. Zhiti para se të vinte e majta në pushtet në vitin 2013, ka qenë për disa muaj ministër i Kulturës në qeverinë e Sali Berishës.

Më pas, ai shërbeu në Vatikan si i dërguari me punë. Visar Zhiti nuk është pa eksperiencë në diplomaci. Në vitin 1997, Zhiti u emërua atashe kulturor në Ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1999. Ai mban gradën diplomatike “këshilltar”.

Presidenti i Republikës është shprehur se nuk do të dekretojë Visar Zhitin për ambasador për shkak se ka munguar konsultimi i Kryeministrit Rama me të, duke e anashkaluar institucionin e Presidentit në lidhje me dekretet për ambasadorët.

Të fundit

“Nis festa”/ Xhelal Mziu shpall fitoren dy ditë para zgjedhjeve: 4-1 për PD (VIDEO)

Xhelal Mziu, në rrjetin e tij social Facebook, ka ndarë pamje të festimeve me fishekzjarrë në fshatin Blliçë. “Nis festa...

I pari me origjinë amerikane/ Trump uron Papën e ri: Një nder i madh për vendin tonë

Presidenti Donald Trump ka shprehur urimet për kardinalin Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papa Leo XIV. Në një postim në platformën e...

Kalimi i ylberit apo oqeanit?

Ylli Pata Pak ditë para 25 prillit të 2021, një politikan dhe gazetar mjeshtër i këtij vendi, Musa Ulqini ku përgjigj pyetjes standarde se si...

Fjalimi i parë para besimtarëve, Papa Leo XIV e nis me një thirrje kuptimplotë për kishën

Në fjalët e tij të para si papë, Leo XIV iu drejtua turmës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me fjalët “Paqja...

“Ata janë trembur prej nesh”, Shehaj në Paskuqan: Më 12 maj do e shihni kush jemi

Nga takimi elektoral në Paskuqan, Agron Shehaj i “Partisë Mundësia” është shprehur i bindur se në Parlamentin e ri të Republikës së Shqipërisë do...

Lajme të tjera

Web TV