Rusia i mbyll “rubinetin” e gazit, Evropa në krizë/ Çmimi shkon në ‘tavan’!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom, ka njoftuar se do të ndalojë dërgesat e gazit rus përmes tubacionit Yamal që kalon në Poloni, për Evropën.

Vendimi erdhi pas sanksioneve që Kremlini vendosi për disa kompani të ndryshme, ndërsa përfaqësuesi i Gazprom tha se sanksionet përfshijnë EuRoPol Gaz, e cila zotëron seksionin polak të tubacionit të gazit Yamal-Evropë.

“Është vendosur një ndalim për transaksionet dhe pagesat në favor të personave nën sanksione, veçanërisht për Gazprom, kjo do të thotë një ndalim i përdorimit të një gazsjellësi në pronësi të EuRoPol Gaz për të transportuar gazin rus përmes Polonisë,” tha një përfaqësues i Gazprom.

Muajin e kaluar, Gazprom tha se kishte ndërprerë plotësisht furnizimet për kompaninë polake të gazit PGNiG dhe Bulgargaz të Bullgarisë pasi ata refuzuan të plotësonin kërkesën e Moskës për të paguar në rubla dhe jo në euro ose dollarë.

Tubacioni Yamal kalon nga Rusia përmes Bjellorusisë dhe në Poloni dhe Gjermani. Ai përbën një pjesë të vogël të rrjedhave të gazit rus në Evropë dhe përdorimi i tij ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i luftës. Me ndalimi ne furnizimit pritet që çmimi i gazit të kapë shifra rekord.

Të fundit

New York Times: Amazon dëshiron të blejë TikTok

Amazon ka bërë një ofertë për të blerë TikTok, aplikacionin popullor, ndarja amerikane e të cilit duhet të shitet...

Demenca, shenjat e para nisin 9 vjet para diagnozës

Një nga çështjet kryesore në kërkimin e ndërlikuar të kurave për demencën është vështirësia për të bërë diagnoza të hershme: në shumicën e rasteve,...

Big Mama rrëfen momentin e vështirë të humbjes së babait në “Ferma VIP 2”

Gjatë një bisede emocionale me Yllin në Ferma VIP 2, Big Mama ndau një histori prekëse nga jeta e saj, duke folur për lidhjen...

Kënga e fundit dedikim për Eglin? Olsi Bylyku hap ‘thesin’ , rrëfen të vërtetën

Ekziston një lloj misteri që artistët e dinë ta mbajnë të pacenuar. Një lojë e hollë mes së vërtetës dhe interpretimeve, mes ndjenjave të përjetuara...

Cili është himni kombëtar i Vatikanit?

Himni kombëtar i Vatikanit është Marshi Papnor , i francezit Charles-François Gounod, i cili  daton në vitin 1950, viti i Jubileut të njëzet e katërt . Marshi...

Lajme të tjera

Web TV