Presidenti/ Marrëveshja, propozon PD-ja, vendos PS-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i fundit mes socialistëve dhe demokratëve duket se ishte një  marrëveshje gojore për zgjedhjen e presientit të ri. Mes dy forcave politike është rënë dakord që Partia Demokratike të propozojë në dy raundet emrat dhe shumica parlamentare mund të japë ose jo dakordësinë. Zyrtarizohet Dashamir Shehi si kandidatura e parë zyrtare e propozuar nga një pjesë e opozitës.

 Pas një ore e 20 minutash diskutime, mazhoranca dhe opozita arritën marrëveshjen e parë në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Grupi nëdrmjetës i Partisë Socialiste pranoi të tërhiqet nga prezantimi i kandidaturave në dy raundet e ardhshme, duke ia lënë këtë të drejtë vetëm opozitës, siç kërkohej nga demokrati Enkelejd Alibeaj. Marrëveshja erdhi pas insistimit edhe të opozitarëve të tjerë në tryezë. Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Agron Duka detyruan Alibeajn të pranonte që diskutimi të kalonte te kandidaturat konkrete. Përballë dyshimit të pakicës parlamentare, mazhoranca kërkoi që sinqeriteti i saj të mos komentohej, por të vihej në provë. “Na vini në provë, na sillni emrin. Shihni sa seriozë jemi me këtë proces”, tha Damian Gjiknuri. Marrëveshja e arritur nuk do të thotë se PS do të pranojë automatikisht propozimet e pakicës. Nëse nuk ka dakordësi për kandidaturat deri në raundin e tretë që kërkojnë shumicë të cilësuar me 84 vota, socialistët më pas do të dalin me propozimet e veta në dy raundet e fundit, që mundësojnë zgjedhjen e Presidentit të ri me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Konferenca e Kryetarëve

Në Konferencën e Kryetarëve, Enkelejd Alibeaj, përsëriti edhe njëherë qëndrimin se presidenti i ri duhet të jetë i dakordësuar dhe jo i njërës palë apo tjetrës. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj u shpreh se kreu i shtetit duhet të zgjidhet në 3 raundet e para që të ketë besueshmëri, ndërsa shtoi se opozita u bë pjesë e procesit që të mos krijojë alibi për palën tjetër e ta çojë procesin në raundin e katërt. “Procesi duhet të ketë legjitimitet. Presidenti duhet të jetë i gjithë shqiptarëve, jo i njërës palë apo tjetrës. Qëndrimi ynë është publik. Jua kemi dhënë dhe në mënyrë të shkruar. Përmbajtja e dokumentit është bazuar në pak çështje, por të rëndësishme. Kushtetuta parashikon që në 3 raunde, presidenti duhet të zgjidhet me 84 vota. Ne morëm pjesë në proces për të mos krijuar alibi që pjesa tjetër të shkojë në raundin e katërt dhe të thotë ata nuk erdhën. Pavarësisht ndryshimeve të 2008-s thelbi mbetet, në tri raundet e para duhen 84 vota. Kjo është arsyeja e parë se përse është e nevojshme që presidenti të zgjidhet në këto tri raunde. Sot 95% të pushteteve i ka marrë njëri krah, një zhbalancim i rendit institucional. Kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin real për të zgjedhur presidentin”, tha Alibeaj.

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV