Gjenerali grek: Nëse Turqia merr 100 avionët F-35, Egjeu kthehet në një sufllaqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Greqi Alexandros Diakopoulos shprehet se vendi që merr avionët F-35 do të jetë ai që sundon Egjeun. Duke folur në një televizon grek, Diakopoulos shpreh shqetësimin në lidhje me mundësinë që Turqia të marrë 100 avionët F-35 që i ishin premtuar nisur edhe nga fakti se vendi ishte pjesë e sipërmarrjes për prodhimin e tyre.

“Kush merr avionët F-35 sundon Egjeun. Ata janë të padukshëm, nuk i kap radari. Nëse Turqia merr 100 avionët F-35 siç kishin planifikuar do ta kthenin Egjeun në një sufllaqe. Për fat tani për tani nuk i marrin dot, ndërsa ne pritet t’i marrim rreth vitit 2027-2028”, tha ai duke theksuar se mbrojtja është një sektor që kërkon shumë shpenzime, raporton abcnews.al.

“Mbrojtja është e shtrenjtë dhe kërkon shumë shpenzime me këtë fqinj agresiv që kemi. Turqia është një shtet që di vetëm të kërcënojë dhe jo të ndikojë butë”, tha ai.

Të fundit

Aksidentet rrugore me monopatina/ Në 6 muaj 49 ngjarje, mbi 700 masa administrative

Dyzet e nëntë aksidente rrugore janë regjistruar në Tiranë nga janari deri në fund të qershorit, ku të përfshirë...

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar tanimë 59 nga 140 deputetët e rinj, teksa rinumërimi i disa votave po vijon akoma gati 2 muaj...

Nuk e mbajnë këmbët, kryeminstri britanik për pak rrëzohet duke dalë nga zyra (VIDEO)

Kryeministri britanik Keir Starmer u pengua dhe për pak sa u rrëzua në shkallë teksa po dilte nga godina nr. 10 e Downing Street-it...

Ditët e nxehta të verës, Policia Bashkiake shpërndan ujë për qytetarët në Shkodër

Që prej qershorit vendi ynë është përfshirë nga i nxehti përvëlues, ku dita e sotme shënoi kulmin e saj me temperatura ekstreme. Kështu në këto...

“Korja e Tokës po zhduket nën këmbët tona…”/ Alarmon eksperti, ja çfarë mund të ndodhë

Korja e Tokës po zhduket pikërisht nën këmbët tona dhe shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë këtë. Dr.Brenhin Keller nga Departamenti i Shkencave...

Lajme të tjera

Web TV