Shpejtësi deri në 218 km/h, makinat inteligjente dhe radarët “kapin mat” shoferët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka bërë bilancin e shkeljeve pas monitorimit të qarkullimit të automjeteve në të gjithë vendin.

Pas kontrolleve të kryera me makinat inteligjente dhe radarët automatikë, në Rrugën e Kombit dhe në aksin Milot-Rubik-Milot janë pezulluar 78 leje drejtimi.

Gjithashtu janë evidentuar 369 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, të cilët u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 4000 deri në 10.000 lekë të rinj;

Njoftimi i plotë: Makina inteligjente dhe radarët automatikë, në monitorim të qarkullimit në Rrugën e Kombit dhe në aksin rrugor Milot-Rubik, i cilësuar si aks me risk për përfshirje në ngjarje rrugore.

Shpejtësi të papranueshme në Rrugën e Kombit, deri në 218 km/h, në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve ishte akoma i lartë.

Ndërsa në aksin Milot-Rubik e anasjelltas, në orët e mbrëmjes janë konstatuar shpejtësi nga 118 km/h deri në 164 km/h, në një aks pa ndriçim, në të cilin po kryhen punime nga enti pronar i rrugëve.

Si rezultat i skanimit të automjeteve me makinën inteligjente dhe radarët automatikë, në Rrugën e Kombit dhe në aksin Milot-Rubik-Milot:

٠janë pezulluar 78 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve që qarkullonin me shpejtësi nga 142 km/h deri në 218 km/h në Rrugën e Kombit, ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h; janë pezulluar 17 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve që qarkullonin me shpejtësi nga 118 km/h deri në 164 km/h në aksin Milot-Rubik, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h;

٠janë evidentuar 369 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, të cilët u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 4000 deri në 10.000 lekë të rinj;

Lexo edhe :  24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë “Komando”, mes tyre 8 nga Kosova

٠janë evidentuar 59 drejtues automjetesh në shkelje të dyfishtë – krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit përdornin edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit;

٠janë evidentuar 53 drejtues të tjerë mjetesh në shkelje të dyfishtë – krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit nuk kishin vendosur as rripin e sigurimit;

٠janë evidentuar 81 drejtues mjetesh në shkelje të trefishtë – krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe nuk kishin vendosur as rripin e sigurimit.

Janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 16 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë ditës së sotme, makina inteligjente është zhvendosur në një tjetër qark të vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor

Të fundit

Pikturat e Krist Dimos/ Ekspozita në COD në Kryeministri

Portrete të palumtura, që shfaqin natyrën njerëzore me konflikte, tensione e kontradikta. Pikturat e Krist Dimos, që eksploron ndikimin e...

Paketa e maleve/ Gati projektligji që synon të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore

Paketa e Maleve është projektligji që synon të nxis zhvillimin ekonomik në zonat malore duke frenuar braktisjen e fshatit. Investitorët e maleve me shumën simbolike...

Largimet nga vendi/ Statistikat: 28% duan të emigrojnë. Analistët shpjegojnë arsyet

Shqipëria po rrezikon të zbrazet akoma më shumë nga shqiptarët, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Sipas një anketimi të kryer nga Këshilli për...

E vërteta e ribashkimit të çiftit Romeo-Heidi! Dyshja u kapën mat në…

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe...

Conceicao: Milan klub i madh, nuk mund të mjaftohet me një trofe të Superkupës

Pas fitimit të Superkupës, Milan synon që të bëjë mirë edhe në kampionat e Champions. Në konferencë para ndeshjes ndaj Cagliarit, trajneri i kuqezinjve,...

Lajme të tjera

Web TV