Fitore pa festë në PD, Berisha rimerr atë që kishte  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi ishin kandidatët e vetëm në këtë këtë garë. Berisha fitoi bindshëm në çdo degë të Partisë Demokratike. Procesi i votimit nuk njihet nga grupimi Basha, i cili pret vendimin e Gjykatës së Apelit. Me fitoren e Berishës a do “bojkotohet” PD nga faktori ndërkombëtar?

 

Nuk pritej asnjë befasi për kryetarin e ri të Partisë Demokratike të dala nga kutitë e votimit të 22 majit. Rreth orës 20.00 ka përfunduar procesi i votimit, ndërsa rezultati në të gjitha degët ka qenë në favor të ish-kryeministrit Sali Berisha, njëherësh ish kryetar legjendar i Partisë Demokratike. Ishte planifikuar që procesi i votimit të mbyllej në orën 18:00, por dukej se pjësëmarrja relativisht e ulët e anëtarëve të PD-së bëri që procesi të shtyhej edhe dy orë më shumë. Mbi 50 mijë demokratë kanë marrë pjesë në në votime. Shifrat e pjesëmarrësve në votim janë të përafërta me atë që grupi i Rithemelimit deklaroi që mori pjesë në “Referendumin” e 18 dhjetorit 2021, ku u mor vendimi për të shkarkuar kryetarin e atëhershëm Lulzim Basha. Nga ana tjetër, fitorja e Berishës në këtë proces ishte thjesht një procedurë, pasi nuk pritej asnjë lloj suprize. I vetmi kandidat përballë Sali Berishes ishte Ibsen Elezi, i cili ka marrë shumë pak vota krahasuar me Berishën në çdo degë. Tashmë pritet reagimi i faktorit ndërkombëtar, ku SHBA është deklaruar prerazi se nuk do të bashkëpunojë me një forcë politike që drejtohet nga një person që është shpallur prej tyre non grata. Gjithashtu edhe nga vendet e tjera të BE-së sinjalet nuk janë të mira. Gjithsesi për ti vendosur kapakun “kazanit të madh” që zien në PD do të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit, ku do të shprehet nëse njeh Berishën kryetar, apo kryetarin në detyrë Enkelejd Alibeaj, i cili përfaqëson grupimin Basha, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet e pjesëshme lokale që u mbajtën më 6 mars, në gjashtë bashki të vendit.

Lexo edhe :  PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

 

Berisha e quan historike

 

Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij kanë votuar në Selinë e Partisë Demokratike në zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force, ku dy emrat në garë ishin ai i ish-kryeministrit dhe liderit historik të demokratëve dhe Ibsen Elezi. Pasi hodhi votën e tij, Berisha u shpreh se krahasuar me procesin mafioz të zgjedhjes së presidentit, këto zgjedhje në PD janë shumë të rëndësishme për vendin dhe shtoi se në to shqiptarët shohin dritën e shpresës për të ardhmen. “Së pari, përshëndes demokratët, komisionerët e 108 qendrave të votimit në Shqipëri dhe iu uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD, por për të gjithë vendin dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë për kandidatin që duan. Ky është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre, por sepse është një proces që zhvillohet paralel nga një proces mafioz, ai i zgjedhjes së presidentit të republikës. Është mafioz sepse bazohet mbi grabitjen e votës së shqiptarëve dhe bashkëpunimit të shpifur të Edi Ramës me pseudo-opozitën. Sot në këtë proces shqiptarët shohin dritën e shpresës për të ardhmen. Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV