Grida Duma pranon të udhëhiqet nga Sali Berisha: “Do respektoj personalitetin e tij”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka thënë se nëse ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron PD si një krijesë të tij, atëherë sipas saj duhet ta lërë të lirë të zmadhohet.

Ajo tha se e vlerëson kontributin e kreut të ri të PD dhe tha se duhet respektuar vullneti i demokratëve.

“Nuk kërkoj asnjë post nga PD. Kam thënë që nëse PD do të konsiderohet nga Berisha si krijesë, mendoj që duhet lënë e lirë për t’u zmadhuar. Që mund të bënte zgjedhje më të mira se sa kaq, po mendoj se po. Ai mund të bënte zgjedhje të mira, unë jam një nga X faktorët që e them si këshillë. Pesha që i drejtohet ai demokratëve është më e madhe se të tjerëve. Që duhet njohur vullneti i demokratëve, duhet njohur”, tha Duma.

Duma tha më tej se ringritja do të fillojë edhe me Berishën, megjithatë sipas saj, duhet zgjidhur ende problemet e brendshme brenda partisë.

 

 

“Këtu kemi qenë përpara se të jepte dorëheqjen Basha. Kam thënë që ringritja do të fillojë edhe me Berishën. Janë pjesë të dyja palët. Patjetër që Berisha është pjesa më e madhe, por mbetet ende një pjesë, e sigurisht që ne këtë duhet ta zgjidhim”, tha Duma.

Të fundit

Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike...

A ka heqje ‘non grate’ për Berishën? Paro Laçi: Nuk i hiqet, ai nuk vjen kurrë në pushtet

Ish-gardisti i Republikës në kohën e Sali Berishës, Paro Laçi në një intervistë për ABC News komentoi protestën e kësaj të shtune, në të...

Ironia e Spahiut: PD gjithmonë është e para për protesta, por e dyta në zgjedhje

Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës përpara kryeministrisë. Për Spahiun, PD dhe Berisha kanë qenë gjithnjë të parët në...

U dëmtuan nga kapsollat, momenti kur kolegët largojnë nga protesta 3 policët e lënduar

Janë publikuar pamjet, kur tre efektivë merret në krahë nga kolegët, pasi ishin lënduar nga kapsollat e protestuesve. Tre efektivët u dëmtuan në protestë nga...

Kodet e kapsollave te shkallët e Kryeministrisë

Nga Ylli Pata Askush nuk e kupton pse PD i ka thënë protestë një shfaqje ku flasim ca vetë, para një paneli të instaluar që...

Lajme të tjera

Web TV