“Nuk kam asnjë kontakt me Talo Çelën”, habit avokati i tij: Më ka kontaktuar vëllai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i Talo Çelës, i cili e përfaqëson atë për akuzat e grabitjes së ndodhur në Rinas, ka deklaruar pas seancës së nuk ka asnjë kontakt me klientin e tij, ndërsa shtoi se prokurën e ka marrë nga vëllai i cili sot nuk jeton më.

Avokati tha se sa i takon akuzës për grabitjen, nuk ka prova se Çela ka qenë në vendngjarje, ndërsa ka kërkuar dhe dëshminë e një berberi, i cili pretendon se atë ditë Çela ka qenë duke u qethur.

Po ashtu ai pretendon se ka prova se ditën e ngjarjes, klienti i tij ndodhej tek Liqeni i Thatë në Tiranë.

“Nuk kam asnjë kontakt, po ta dija do ta kontaktoja, prokurën ma ka përcaktuar vëllai i tij që aktualisht nuk jeton më. Me Talo Çelën jo vetëm që se kam takuar, por s’kam asnjë telefonatë. Këto janë çështje që do gjykohen, do merren prova dhe më pas do  vendoset. Sipas meje nuk ka qenë në grabitje, nuk ka prova që kanë qenë në grabitje, në atë datë ka prova se ka qenë te Liqeni i Thatë. Berberin e kërkova sepse ai pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë duke u qethur ai”, u shpreh ai.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV