Finalja e sotme dhe shumë pikëpyetje për të gjithë që duan sportin  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Avni Ponari – President i Federatës Shqiptare të Basketbollit

Sa shumë flitet për sportin. Madje edhe televizionet e gazetat tona flasin por ama flasin për futbollin. Po sportet e tjera ku janë? Pse janë kaq larg? Dhe pse dikush tha që edhe gazetat edhe televizionet që flasin për futbollin të quhen gazeta futbolli apo Procesi Sportiv Proces Futbolli apo Rubrika Sportive Rubirika Futbolli.

Ndeshja finale e „Conference League“, Roma-Feyenoord është në fund të fundit ajo që ne shohim live, sa e duan futbollin dhe sa bëhet për futbollin. Po mos të harrojmë sot është industtria e madhe që prodhon dhe ka në qarkullim shumë para.

Natyrisht që për futbollin Shqipëria ka bërë shumë dhe vazhdon të bëjë është merite e FSHF për gjithçka ka arritur dhe vazhdon të bëjë në këtë drejktim. Po sportet e tjera ku janë? Pse jemi kaq larg asaj që mund të bëjmë? Çfarë duhet të bëjmë që së paku të jemi si fqinjtë tanë, Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut?

Gëzohemi, dhe me të drejtë, që një finale e këtyre përmasave, luhet në vendin tonë. Një reklamë e mirë për Shqipërinë dhe fitimprurëse për ekonominë kombëtare. Por a duhet të mendojmë më gjatë, më përtej, të mendojmë për të ardhmen?

Po ne ku jemi dhe çfarë bëjmë për zhvillimin e sporteve në Shqipëri? Çfarë strategjish po ndjekim? A kemi plane afatgjata? Ku do jetë sporti shqiptar pas 10 vitesh?

Pse biznesi vendas nuk ka asnjë interes të investojë në sport? Çfarë insentivash ka? Pse edhe ata pak që merren me sport në moshën 18-20 vjeçare vendosin të largohen?

Mungesa e një ligji për sponsorizimet, që e kam thënë edhe më përpara dhe vazhdoj ta them , ka krijuar këtë vështirësi, ku  lojtarët e Superligës vazhdojnë të paguhen me kontribute ushqimore. Deri në këtë pikë kemi arritur dhe pastaj presim sport elitar.

Të hedhim një sy tek shtetet fqinje. Sa shpenzojnë ata për sportin?

Buxheti i Shqipërisë për sportin është rreth 900 mijë euro. Mali i Zi, një shtet sa Tirana, e ka buxhetin vetëm për Federatën e Basketbollit mbi 3 milionë euro. Ndërsa Kosova, shteti më i ri në Europë, ka rreth 10 milionë euro buxhet për sportet.

Lexo edhe :  Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova, gjithashtu, e ka të përcaktuar me ligj sponsorizmin për aktivitetet sportive ku çdo biznes që sponsorizon sportin i njihet tatimi mbi fitimin në masën 30%.

Ja çfarë thotë Ligji për Sponsorizimet në Sport në Republikën e Kosovës

  • Sponsorizuesit për sponsorizimet në aktivitetet e sportit u njihet zbritja tridhjetë përqind (30%) nga tatimi në fitim sipas ketij ligji.
  • Sponsorizuesit në sponsorizimet në fushën e kulturës dhe rinisë u njihet zbritja 20%

–   Shpenzimet e reklamës në fanela sportive, objekte sportive dhe kulturore, përmes radios, televizonit, gazetave, revistave, portaleve, reklama të drejpërdrejta, ueb faqe, posterat, afishet,

tiketat, billbordat, reklamat tranzite e të ngjashme janë shpenzime terësisht të zbritshme, për

qëllime tatimore në përputhje me Ligjin Nr.05/L-029 për Tatimin ne të Ardhurat e Koropratave.

          – Të ardhurat nga sponsorzimet janë të ardhura të patatueshme për përfituesin e sponzorizimit.

Të hyrat nga reklamat janë të hyra të tatueshme për përfituesin e të hyrave nga reklamat,

përjashtim nga kjo dispozitë bëjnë të hyrat nga reklamat që janë parashikuar në kontratën e sponzorizimit sipas dispozitave të këtij ligji.

Ndërmarrja e projektligjeve të tilla ka bërë që Kosova sot të ketë kampionë botërorë dhe kampionë olimpikë.

 

Edhe Maqedonia e Veriut e ka në 40% nivelin e njohjes së tatimit mbi fitimin për paratë e shpenzuara për aktivitete sportive. Në Kroaci, ligji e parashikon që njohja e parave të shpenzuara për sportet nga bizneset t’u njihet në masën 50% për t’u zbritur nga tatimi mbi fitimin, Greqia e ka në 90%, ndërsa Hungaria 100%.

Nuk e di nëse ka një vend të Europës që nuk ka ligj për sponsorizimet dhe një ligj të qartë…

Këto ligje, jo vetëm që e kanë çuar sportin në nivele të larta, por kanë bërë formalizimin e sportit dhe akademive sportive .

Finalja e sotme që luhet në Tiranë po na tregon se sporti gjeneron shumë të ardhura dhe prek thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndaj, nuk duhet të kënaqemi vetëm me aktivitetin e sotëm por të mendojmë edhe ne si shtetet fqinje dhe europiane për zhvillimin e mëtejshëm të sportit.

Mërzitemi ku skuadrat tona nuk triumfojnë në arenën ndërkombëtare por harrojmë se Sport elitar, pa mbështetje financiare, nuk ka dhe nuk mund të ketë!

Të fundit

‘Përmbytën’ Finlandën me drogë, SPAK zbulon detajet e operacionit

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar “Pietari”, të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet finlandeze. Në kuadër...

Ndjekje si në filma! 36-vjeçari grabit makinën te Siri Kodra, policia e prangos në Rinas

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 36 vjeçar i arrestuar për vjedhje ka thyer masën e sigurisë...

Cili është sekreti i trajnerit Conte? Përgjigjen e jep kampioni Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është kampion Italie me Napolin dhe lajm më të bukur se ky për shqiptarët nuk ka. Serie A është liga më e...

Operacion i madh anti-drogë në Kosovë, arrestohen 22 persona, bastisje në disa lokacione

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se pas një hetimi disamujor, ka arritur të arrestojë 22 persona dhe të shkatërrojë një...

Cristian Shpendi drejt Serisë A, mësohen tre klubet e interesuara

E ardhmja e Cristian Shpendit është shumë pranë një hapi të madh, kalimit në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares i cili spikati këtë sezon...

Lajme të tjera

Web TV