Me zemra dhe fanellë kuqezi/ Ministrja Bora Muzhaqi në stadium për finalen e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sytë dhe vëmendja e madhe sot janë nga finalja e madhe e Uefa Conference League midis Romës dhe Feynoord që zhvillohet në Tiranë në orën 21:00.

Atmosfera gjatë 24 orëve të fundit ka qenë e flaktë në kryeqytet, ku nuk mund munguan as incidentet.

Megjithatë, tashmë mbushja e stadiumit “AIR Albania” ka nisur, bashkë me numërimin mbrapsht nga sfida finale. E ndërkohë që shkallët e stadiumit po mbushen, aty spikasin edhe personazhe të njohura që kanë shkuar për të ndjekur sfidën.

Ndër to është edhe ministrja Bora Muzhaqi, e cila ka zgjedhur ngjyrat kuqezi, duke veshur fanellën e kombëtares dhe dy zemra të kuqe ne faqe.

Ministrja shihet e shoqëruar dhe mesa duket ka vendosur të mbajë një qëndrim neutral për sfidën e sotme, duke shijuar sfidën si mbështetëse e futbollit dhe jo një nga skuadrave në veçanti.

Stadiumi ‘Air Albania’ do jetë ditën e sotme në sytë e plot 155 vendeve që do të shohin përballjen finale mes Romës dhe Feyenoord për finalen e Ligës së Konferencave.

Të fundit

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV