Presidenti i ri/ Raundi i tretë më 30 maj, pa shenja “jete” për dakordësi  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Votimi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit është parashikuar të zhvillohet në seancën Parlamentare më 30 maj. Vendimi u mor në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, ku ka pasur debate të forta dhe akuza mes mazhorancës dhe opozitës për shkelje marrëveshjeje.

Presidenti i ri kështu siç është nisur rrezikon të zgjidhet nga mazhoranca qeverisëse. Të paktën mosdakordësia në mbledhjen e kryetarëve la të nënkuptojë këtë situatë. Të hënën e fundit të muajit do të zhvillohet randi i tretë për zgjedhjen e Presidentit. Konferenca e Kryetarëve la afatin maksimal për të negociuar ndërmjet palëve për gjetjen e një kandidature konsensuale, diçka që duket edhe më e vështirë pasi palët janë ende duke diskutuar procedurën e jo kandidaturat. 30 maji do të jetë raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Por edhe këtë herë maxhoranca dhe opozita gjetën konsensusin vetëm për datën jo për procesin, gjë që u reflektua në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. “Ose të futemi në mënyrë serioze dhe nuk ka as negociata me kamera dhe televizione, nuk është kjo çështja, çështja është të kesh këllqe dhe të marrësh vendime”, tha Mesila Doda. “Ne duhet të kishim çuar dje një kandidaturë dhe duhet të çojmë një kandidaturë në raundin e tretë. Nëse ne nuk çojmë një kandidaturë në raundi ne tretë, ne si opozitë nuk duhet të bëhemi pjesë e një procesi që është farsë”, deklaroi Mediu. Raundi i dytë u dogj pasi opozita akuzoi maxhorancën për shkelje të marrëveshjes. Taulant Balla u shpreh se deri në 30 maj PS-ja nuk do të çojë asnjë kandidaturë duka ia lënë këtë atribut opozitës. Por për PD-në kjo nuk është ofertë e sinqertë. “Nuk i qëndrojnë fjalës, nuk i qëndrojnë dakordësisë. Nuk i qëndrojnë asaj që pohuan vetë. Në këtë proces është si të thuash me pistoletë në tavolinë. Unë i kam 71 vota, po deshët hajdeni po deshët mos hajdeni”, shtoi Enkelejd Alibeaj. “Nëse ju quani proces negociatash që ju përcaktoni katër dhe një nga ata katër do të jetë president kjo nuk është negociatë’, u përgjigj Balla. Debatet në sallë nuk prodhuan diçka konkrete dhe tani më shanset për një president konsensual reduktohen gjithnjë e më shumë pasi opozita duket se nuk do ta testojë ofertën e maxhorancës me kandidaturë ndërsa PS-ja është gati të hap zarfin me emrin e Presidentit të Republikës për raundin e katërt. Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj që tha se procesi po minohet nga maxhoranca, që sipas tij nuk i është përmbajtur fjalëve të thëna. Ai tha se duhet që Presidenti të zgjidhet me konsensus, siç e parashikon Kushtetuta dhe që ndoshta, s’ka ndodhur asnjëherë në të kaluarën. “I kuptoj shqetësimet që kolegët e mi thonë dhe përpiqem t’i jap të drejtë. Kjo është një çështje e cila sigurisht na përfshin ne si opozitë dhe mbi të gjitha duhet parë se çfarë qëndrimi ka pala tjetër për Presidentin e Republikës, në një proces që duhet të ketë pse jo sintetizim të të gjitha nevojave, shijeve të opozitës, por s’është kjo parësore. Parësore është qëndrimi i palës tjetër. S’është palë dosido. Është palë e cila nuk ka legjitimet për të zgjedhur e vetme Presidentin e Republikës. Pala tjetër e ka thënë që mirëpresim raundin e 4 dhe të 5. Ata duan të zgjedhin një President të tyrin”, u shpreh Alibeaj. Sipas tij, mazhoranca duhet të respektojë opozitën duke lejuar të jetë një proces i përbashkët dhe jo ta kthejë opozitën në mbushje topi. “Të vendosej në kushte reale që po merr pjesë në një proces serioz. Kjo ishte shenja më e plotë dhe energjike. Duan të shkojnë te raundi i katërt të shkojnë. Ne kemi bërë detyrimet tona. Kthehemi përsëri te historia që u kthyem në fillim, fjalët e tepërta janë fukarallëk. Nuk i qëndrojnë fjalët, asaj që pohuan vetë. Këtu s’është për të testuar se sa unike është opozita. Ajo edhe e gjen fjalën dhe të përbashkohet në qëndrimet e veta. Ai që do të jetë Presidenti i Republikës, të ketë më së paku 84 vota, që ne si kemi”, tha Alibeaj. Kreu i grupit parlamentar i PD tha se në këtë proces PD futet si detyrim politik por edhe për të bërë të shkuarën. “S’i keni as ju. Serioziteti i procesit do të donte që në atë dokument të rënë dakord të shkohej deri në fund. Kjo do i jepte seriozitet procesit, e këtu mbaron gjithçka. Teksa tërhiqen do të thotë që i kanë thënë të gjitha. Në këtë proces futemi si detyrim politik, detyrim për të zhbërë atë që në të shkuarën s’ka shkuar shumë mirë. E bëmë këtë. Besoj që përballë publikut atë që kishim për të dhënë e dhamë. Pala tjetër mesa duket është e qartë që e ka bërë gjetjen e vet. Unë besoj se procesi i zgjedhjes së Presidentit nuk është eksperiment. Ajo që po ndodh në këtë proces, është me pistoletë mbi tavolinë. Kjo është një gjuhë e varfër qëndrimi që mban pala tjetër. Ne marrim pjesë në proces, por as lojë dhe as farsë nuk bëhet në sy të shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Lexo edhe :  Mario Përlleshaj mbetet në burg/ Apeli rrëzon sërish kërkesën për lirimin nga qelia

Reagimi i Ballës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat tha se është në vendimmarrje të opozitës për mënyrën se si do të qasen në procesin e zgjedhjes së presidentit. Ai theksoi se ka një propozim që të mbështesin një kandidaturë, por dhe një tjetër propozim që të vijoj negociatat. “Është një vendimmarrje se si ata do të qasen në këtë proces. Ka një propozim nga një pjesë e opozitës që të mbështesin një kandidaturë. Ka një propozim tjetër për të vazhduar negociatat ku ata të vijnë me emrat e tyre dhe ne të shohim mundësinë se kush do të jetë zonja dhe zotëria që përmbush kërkesat për shqiptarët dhe tonat. Ne jemi për të gjitha mënyrat e mundshme me përjashtimin e vetëm të formulës së propozuar nga Alibeaj që nuk është negociatë”, tha Balla. Sipas tij, orët dhe ditët në vijim do të jenë intensive, pasi në raundin e tretë do të shkohet më një kandidat. “Ajo që është gjëja më e qartë është që edhe në raundin e tretë nuk do të shkohet me një kandidat të propozuar nga maxhoranca. Ajo që unë po ju them është se ne sot presim propozimet nga opozita. S’kemi marrë asnjë emër të vetëm konkret nga opozita. Që të kem mundësi dhe të shkoj te grupi i PS dhe të them se ky është propozimi i Opozitës. Si të shprehem unë kur nuk ka propozim. Ka pasur keqkuptim? Ok, por sot është e qartë. Do kemi kohë që të shkojmë te një emër. Kushti; o zgjidh një nga emrat tanë, kjo nuk shkon. Sot e patë qëndrimin e grupit të PD-së. Në rast se do ketë një propozim, ajo është e pranueshme dhe do të vlerësojmë mundësinë“, tha Balla.

Të fundit

Ministri gjerman i Mbrojtjes i kundërpërgjigjet kritikave të zëvendësit të Trump

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se krahasimi i nënpresidentit amerikan, JD Vance i Evropës me autoritarizmin e "epokës...

“Ndjeva një teksturë rrëshqitëse që më fshiu fytyrën”/ Flet i riu që u gëlltit nga balena

Ajo që dukej si një ditë e qetë me kajak në Patagoninë Kiliane u kthye në një përvojë të tmerrshme për Adrián Simancas. Të shtunën...

Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal, i cili ishte përfshirë në gjobëvënie ndaj bizneseve në Athinë. Në pranga kanë rënë 5 shtetas, mes...

Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar përballet me pengesa

VOA Në Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar ka pësuar statistikisht rritje gjatë viteve të fundit, por menaxhimi i tyre po has në...

Armëpushimi në Gaza, Hamasi publikon emrat e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën

Hamasi publikon emrat e tre pengjeve izraelitë që do të lirohen të shtunën. Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin...

Lajme të tjera

Web TV