Tmerri me vite/ Katër gra dhe nëntë fëmijë shqiptarë nxirren nga kampi i ISIS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato siriane mundën të nxirrnin nga kampi famëkeq i “Al Hol” 4 gra dhe nëntë fëmijë shqiptarë, të cilët qëndronin aty prej më shumë se një viti. Mendohet se ende ka të tjerë shqiptarë në këtë kamp, por ekstradimi vështirësohet pasi një pjesë e tyre refuzojnë të rikthehen në atdhe.

Një tjetër grup prej 4 grash dhe 9 fëmijësh shqiptarë që ende strehoheshin në kampin “Al-Hol” në Siri, do të riatdhesohen në Shqipëri. Të gjithë janë familjarë të luftëtarëve shqiptarë që iu bashkuan grupeve ekstremiste islamike, që luftonin në Siri dhe Irak. Ata janë nxjerrë nga kampi dhe autoritetet siriane i kanë dorëzuar te një përfaqësi e kryesuar nga drejtori i Antiterrorit në policinë shqiptare Alban Dautaj. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë sirian Abdulkarim Omar, i cili ka postuar në rrjetet sociale dhe një foto të nënshkrimit të dokumentit të dorëzimit me përfaqësuesit nga Shqipëria. Ky është grupi i katërt i shqiptarëve që nxirren nga kampi i “Al Hol”-it, duke e çuar në 38 numrin e shqiptarëve të riatdhesuar, ndërsa mendohet se ka ende të tjerë që ndodhen atje. Më 31 korrik të vitit të shkuar, u nxorrën nga kampi 5 gra dhe 14 fëmijë, falë ndërhyrjes së autoriteteve libaneze. Në atë rast, kryeministri Edi Rama dhe ministri I Brendhëm Bledi Çuçi shkuan vetë në Bejrut për të pritur gratë dhe fëmijët shqiptarë, me të cilët udhëtuan më pas së bashku drejt Tiranës, një ditë më pas.

Poroblemet

Edhe pse ka pasur ndërhyrje të vazhdueshme për të riatdhesuar të gjitha gratë dhe fëmijët e shqiptarëve të vrarë si pjesë e ISIS (Shtetit Islamik) në Siri, autoritetet kanë hasur në vështirësi serioze. Si fillim ka qenë mjaft i vështirë identifikimi, pasi në kapmpin “Al Hol” ka mijëra gra dhe fëmijë nga shumë vende të botës. Me ndërhyrjen edhe të organizatave humanitare autoritete shqiptare, në bashkëpunim me drejtues të kampit arritën të riatdhesojnë një pjesë të madhe të grave dhe fëmijëve. Megjithatë disa të tjerë janë fshehur pikërisht kur do kryhej operacioni që në çdo moment ka paraqitur rrezikshmëri të lartë. Disa nga gratë dhe vajzat adoleshente të indoktrinuar nga propaganda dhe dhuna e luftëtarëve të ISIS nuk pranojnë që të riatdhesohen. Nga ana tjetër një pjesë e grave shpresojnë se bashkëshortët e tyre të jenë ende gjallë dhe mund të bashkohen sërish në të ardhmen. Për autoritete siriane kushdo që është konsideruar si luftëtar i ISIS dhe është kapur do të dënohet sipas ligjeve në fuqi. Dhjetara shtetas shqiptarë me prirje ekstremiste dhe të manipuluar gjatë konfliktit në Siri udhëtuan drejt zonave të konfliktit dhe iu bashkuan ushtrisë së ISIS e cila për më shumë se një vit shkaktoi tragjedi në Siri, deri në momentin kur u ndërhy nga disa vende si Turqia, Franca, Rusia dhe SHBA.

FMN e prerë: Të mos preken paratë e skemës së pensioneve në Kosovë

Fondi Monetar Ndërkombëtar, kundërshton tërheqjen e një pjese të kursimeve të pensioneve në Kosovë, duke vlerësuar se një gjë e tillë do të ishte një goditje e rëndë për qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve. Në një deklaratë të këtij fondi thuhet se tërheqja e një pjese të kursimeve do të shkurtonte fuqishëm vlerën reale të pensioneve në të ardhmen. “Tërheqjet do të përktheheshin gjithashtu në një tkurrje të madhe të tregjeve vendase të kapitalit, duke rrezikuar seriozisht financimin buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, thuhet në deklaratë. Kërkesa për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga skemat e pensioneve është shndërruar në debate të ashpra ndërmjet opozitës që e sheh atë si mbështetje financiare për shkak të rritjes së çmimeve dhe qeverisë që kundërshton një mundësi të tillë. Fondi i Kursimeve të Pensioneve të Kosovës apo i njohur shkurt si Trusti është institucion publik i pavarur, i themeluar nga parlamenti i Kosovës, në vitin 2001. Ky institucion menaxhon kontributet e detyrueshme dhe vullnetare të pensioneve të të punësuarve në Kosovë. Me ligj, çdo qytetar mund t’i tërheq paratë pas pensionimit në moshën 65 vjeçare. Në vitin 2020, parlamenti i Kosovës kishte votuar për lejimin e tërheqjes deri 10 për qind të parave të kursyera nga qytetarët për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike nga pasojat e pandemisë COVID-19. Për të lejuar sërish një gjë të tillë duhet të ndryshohet ligji për Fondin e Kursimeve të pensioneve. Partia Demokratike në opozitë tashmë ka dorëzuar projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji, nëpërmjet të cilit kërkon që tërheqja e kursimeve të pensioneve të bëhet me kategori të ndryshme, varësisht nga shuma e kursimeve. Sipas propozimit, ata që kanë kursime më të mëdha do të lejohej të tërheqin 10 për qind të parave të tyre, ndërsa ata me kursime më të ulëta të tërheqin 30 për qind të mjeteve. Opozita paralajmëroi se javën që vjen do ta hedh në parlament për votim këtë projektligj. Por, qeveria vlerëson se tërheqja rrezikon të ardhmen e sistemit të pensioneve. Fondi Monetar Ndërkombëtar tha ndërkaq se lufta në Ukrainë paraqet një tronditje të rëndë për Kosovën, për shkak të ndikimit që ushtron rritja e çmimeve ndërkombëtare të ushqimeve dhe energjisë në importet e Kosovës. Sipas fondit si rrjedhojë e rritjes së çmimeve të importit, inflacioni në Kosovë pritet të arrijë në më shumë se 10 për qind në vitin 2022./VOA

Lexo edhe :  Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

 

Vuçiq paralajmëron gjëra të mëdha në nismën “Ballkani i Hapur”

 

“Ballkani i hapur” është nisma më e mirë për popujt e Ballkanit, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në profilin e tij në Instagram, Vuçiq, më 27 maj, ka postuar edhe foto nga video-konferenca e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të këtij projekt rajonal. “Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, theksoi Vuçiq. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk i janë bashkuar deri më tani këtij projekti rajonal.

Mali i Zi për nisma kundër barrierave

Goran Gjuroviq, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit i Malit të Zi, tha më 27 maj në Beograd, se Podgorica nuk ishte kundër nismës Ballkani i Hapur. “Çdo nismë që çon në heqjen e barrierave, qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve, do të pranohet në Mal të Zi”, theksoi Gjuroviq, pas takimit me ministren e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Tatjana Matiq, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie. Ministrja Matiq shprehu shpresën se Mali i Zi do t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”. “Ne u pajtuam që se prania dhe mbështetja e Malit të Zi në atë nismë është shumë e rëndësishme”, tha Matiq. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, më 26 maj, tha se do t’i përgjigjet ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në samitin në Ohër. “Çdo nismë rajonale që mund të përshpejtojë integrimin, është diçka që ne duhet ta pranojmë”, tha Abazoviq, duke shtuar se për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk ekziston alternativa.

Takimi i radhës në Ohër

Takimi i radhës i nismës “Ballkani i Hapur” do të mbahet në Ohër, më 7 dhe 8 qershor, ku, siç njoftoi kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, gjatë një vizite zyrtare në Shkup më 18 maj, do të prezantohet një sistem informativ i identifikimi të numrit unik për leje të punës. Qëllimi, siç tha ajo, është krijimi i një tregu të përbashkët të punës për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitro Kovaçevski, tha atëherë se nisma e “Ballkanit të Hapur” kishte kontribuar në më shumë se një miliard euro në tregtinë midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar. Marrëveshja “Ballkani i Hapur” trashëgoi projektin e quajtur “mini-Schengen”, i cili u prezantua për herë të parë për publikun në tetor të vitit 2019 në Novi Sad, ku liderët politikë të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nënshkruan “Deklaratën e synimit për të krijuar një Schengen të vogël” që bazohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve. Në bazë të marrëveshjes së atëhershme të tri shteteve, që nga viti 2020, është arritur pajtimi për udhëtimin e shtetasve të tyre pa pasaportë, vetëm me letërnjoftim. Në fund të korrikut të vitit 2021, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nënshkruan në Shkup marrëveshjen për Ballkanin e Hapur, e cile, siç është paralajmëruar, me hyrjen në fuqi më 1 janar të vitit 2023, duhet të mundësojë heqjen e kontrolleve kufitare mes këtyre vendeve. Në atë kohë u nënshkruan edhe marrëveshjet për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave, një memorandum bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës dhe një marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore në Ballkanin Perëndimor. Nisma planifikon të krijojë një treg prej 12 milionë banorësh, aq sa kanë këto tre vende së bashku, si dhe një zonë të vetme ekonomike. Kundër përfshirjes në nismën “Ballkani i Hapur” vazhdojnë të jenë Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina.REL

Të fundit

Strehimi në Tiranë/ Si do funksionojë programi për kreditë dhe banesat sociale!

E dyndur nga individë e çifte të reja që kanë zgjedhur të nisin jetën në kryeqytet, Tirana ka sot...

Të mërzitur pse po u realizohet para kohe programi

Nga Mero Baze Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se i ka vjedhur idenë për shkollat 9-vjeçare me drekë, ku fëmijët do të qëndrojnë për...

Loredana e kurorëzuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana habit me deklaratën

Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka hyrë në një periudhë tensioni dhe përplasjeje pas dasmës që u zhvillua mes Jozi-t dhe Loredanës. Megjithatë, dasma...

Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë të sigurt kreun e PL,...

Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik

Një gjykatë në Britani ka dënuar ish-ushtarin Daniel Khalife me 14 vjet e tre muaj burgim për spiunim për Iranin dhe arratisje nga burgu. Khalife, i cili...

Lajme të tjera

Web TV