U tha se po mbahej peng/ Eva Dumani po qëndron në kampin Al-Hawl për të përmbushur amanetin e babait të saj?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një organizatë amerikane ka tentuar që të shpëtojë Eva Dumanin nga kampi “Al-Hawl”, aty ku është thënë se po mbahet peng. “Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Ekstremizmit të Dhunshëm” në Washington në fillim të këtij viti ka punuar për të riatdhesuar Eva Dumanin.

Sipas Top Channel kjo u konfirmua nga një zëdhënës i kësaj organizate. Sikurse edhe kur Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme bashkë me Drejtorin e Antiterrorit shqiptarë Gledis Nano dhe kolegut të tij Indrit Doda, tentuan ta gjenin Evën në “Al Hawl” edhe kjo organizatë amerikane u ndesh me të njëjtin problem.

Eva Dumani preferoi të fshihej duke humbur një rast të dytë riatdhesimi kësaj here prej amerikanëve. Autoritetet ligjzbatuese shqiptare kanë mundur të mësojnë se çfarë Eva i ka thënë në takimin e fundit vëllait Endrit, pak përpara se ai të nxirrej nga kampi. Ajo është shprehur se do të vijonte së qëndruari në Siri për të përmbushur amanetin e babait Shkëlzen Dumanit, i cili mbeti i vrarë duke luftuar nën flamurin e Khalifatit Islamik.

Të fundit

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Liam dhe Olivia kryesojnë listën e emrave më të përdorur të fëmijëve në SHBA për të pestin vit radhazi. Edhe në listën e vitit 2024...

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Lajme të tjera

Web TV