Arkitektura italiane në ndërtimet e viteve 1920-1940 në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Blerim Kore

Ndërtimet e realizuara sipas stilit italian, në vitet 1920-1940 në qendrën historike të Gjirokastrës, vitet e fundit kanë nxitur vëmendjen e specialistëve si një element i rëndësishëm historik, arkitektonik dhe ndërtimor i zonës historike të Gjirokastrës. Bëhet fjalë për godina të ndryshme publike apo private të realizuara në pjesën historike të qytetit.Sipas studiuesve elementët tradicionalë të arkitekturës gjirokastrite në këtë zonë janë gërshetuar edhe me elementë të rinj, të cilat kanë arritur të përshtaten mjaft mirë në kuadrin e zonës historike. Krahas vlerave arkitektonike këto ndërtime mbartin edhe vlera historike të veçanta. Këta elementë historike dhe arkitektonikë kanë qenë në qendër të studimeve të vazhdueshme,konference shkencore ndërkombëtare të zhvilluaranë Gjirokastër, etj.

“Ndërtimet për Qendrën Historike  të Gjirokastrës gjate   viteve ‘20-‘40 të shekullit të kaluar  deri në çlirimin e vendit janë shoqëruar me pak  të dhëna  dhe me interesime modeste të studiuesve , pasi dihej se  gjatë regjimin komunist si për vlerat e krijuara gjatë mbretërimit të  Monarkisë së Zogut edhe më vonë ishte e pamundur të flitej”, thonë specialistët e trashëgimisë kulturore. Vitet ‘20-‘40  të shekullit të kaluar njohin në Gjirokastër fillimin e një lulëzimi të tregëtisë veçanërisht  me Greqinë dhe Italinë fqinje. Mjafton të kujtojmë që Porti i Sarandës kthehet në këto vite në portin  e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri, me volume të mëdha të shkëmbimeve tregëtare me Italinë. Këtë port do ta frekuentonin tregëtarët e shumtë gjirokastritë që   lëviznin në intinerarin Sarandë-Brindizi-Bari. Pa lenë pa përmendur këtu  ndërtimin e aeroportit të qytetit dhe  funksionimi i linjave të brendshme dhe atyre çarter me Italinë.

Sipas specialistëve, pikërisht ky zhvillim sjell jo vetëm përmiresimin e gjendjes ekonomikë të mjaft prej familjeve gjirokastrite dhe lindjen e  marrëdhënieve të reja ekonomike,  por edhe  hapësira të reja  lidhjesh dhe shkëmbimesh me  përtej  detin. Duke shfrytëzuar pozicionin e Gjirokastrës në një kryqëzim rrugësh të rëndësishme,  me një traditë  të trashëguar,  gjirokastritët do të arrinin të krijonin me të shpejtë një shtresë të re të kamurish në qytet që do të përcaktonte edhe nevojën për investime përfshi fushën e ndërtimit dhe shërbimeve. Ishte koha kur marrëdhëniet e reja ekonomike që po krijoheshin po linin pas ato feudale të krijuara gjatë sundimit otoman dhe po orientoheshin me të shpejtë nga perëndimi. Së bashku me marrëdhëniet e reja ekonomike  edhe korentet kulturore nisën të pasuroheshin dhe t’i sillnin Gjirokastrës një frymë të re emancipimi  të mendimit. Disa objekte që  u ndërtuan gjatë kësaj periudhe në qytet u përkasin kryesisht këtyre tregëtarëve dhe kësaj shtrese që po krijohej . Madje  shumë  pronarë të këtyre banesave ose vilave janë persona   që   kishin aktivitet tregëtie me Italinë. Ndër  këto ndërtime, përgjatë gati njëzet  viteve,  spikasin banesa dhe vila , por edhe hotele në zonën e Pazarit karakteristik,  si dhe komplekse tregëtare.

Por nuk munguan edhe ndërtesat  bankare, objektet shkollore apo objektet administrative disa prej të cilave janë ne funksion edhe sot.Karakteristike për keto banesa  të ndërtuara gjatë kësaj periudhe jane elemntët e arkitekturës italiane të atyre viteve, të cilat u harmonizuan mjaft mirë me konceptin ndërtimor të banesave të gurta.  “Në pamjen e jashtme spikasin : ballkonet , verandat grilat veneciane në dritare, kangjellat me hekur të punuar në ballkone,veranda dhe oborre, dyert e hekurta etj. Nga ana strukturore vihet re përdorimi i kollonave dhe trarëve prej betoni si dhe soletat.. Në ambientet e brendëshme  kemi përdorimin e pllakave, mermerit në shkalle dhe pllakave dekorative. Të gjithe këto elementë mungojnë në banesen karakteristike gjirokastrite të ndërtuar më parë. Në ndërtimet e kësaj periudhe vëmë re gjithashtu përdorimin e teknologjive të reja të ndërtimit, të cilat sjellin tipe të reja arkitekturore në Gjirokastër”, theksohet në studimet për stilin italian të ndërtimeve në  Qendrën Historike të Gjirokastrës gjatë  viteve  ’20 – ’40 të shekullit të kaluar.

Lexo edhe :  Moti përgjatë fundjavës/ “Pranverë” në dimër, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

Ndërkohë zhvillimet e vrullshme  të këmbimeve tregëtare  do të sillnin në Gjirokastër edhe nevojën per investime në qendra tregëtare apo njësi tregëtare. Një nga më të spikaturit është Kompleksi Tregëtar  i “ Zigait”  në Pazar , pronë  e z.Aristidh  Zigai. Ky objekt daton vitin 1937 për nga ndertimi i tij.  Nga ana  arkitekturore dhe funksionale  prezanton  elementë krejtësisht të rinj për qytetin.  Këtu ndeshim  përdorimin e betonit në kollona, trarë dhe soleta si dhe hekurit dekorativ në kangjellat dhe shkallët e shumta që ka objekti.  “Nuk është  e lehtë të dallosh një modernitet ndërtimor që  ndonëse nuk u ngjason ndërtimeve të periudhës otomane,  sot  përfaqëson  një vlerë që duhet të përtërihet dhe të marrë vlerë funksionale”, rekomandohet në këto studime.

Këtij zhvillimi ekonomik të atyre viteve në Gjirokastër nuk kishin si t’i mungonin edhe bankat.Për  herë  të parë  Gjirokastra  njeh aktivitetin bankar në vitet ’30  me  ndërtimin dhe vënien në  funksion të dy  bankave : “Banca Nazionale d’Albania “ dhe “Banco di Napoli” . “Të dy këto objekte që ndodhen në zonën historike kane elementë të panjohur më parë në ndërtimet e qytetit për vetë funksionin që kanë pasur, këtu kemi  përdorim të betonit ,hekurit dhe mure masive  guri me llaç. Te “Banco di Napoli”  kemi  prezencën e ballkoneve  me kangjella dekorative,  nuk mungojnë në këto objekte  hekurat në dritare në formë kangjellash , grilat e rënda dhe tarabatë si element sigurie”, pohohet në studimet në lidhje me këto ndërtime në qendrën historike të Gjirokastrës.

Edhe liceu i  Gjirokastres (sot gjimnazi “Asim Zeneli”)  përfaqëson objektin kryesor arsimor në Qendrën Historike, i ndërtuar sipas teknikave arkiteturore dhe strukturore më të avancuara të kohës. Objekti  përfundon se ndërtuari në vitin 1941, në  formën qe e kemi edhe sot. Godina e re u  ngrit  mbi objektin  e ish  Liceut Francez të vitit 1928, i shkatërruar nga  lufta.Në  anën e pasme të  Liceut (gjimnazit) ndodhen disa objekte në formë kapanonesh ku një prej tyre aktualisht përdoret si palestër. Në këto ambjente ka funksionuar Shkolla Teknike Italiane ,filiali i Institutit “Montani” .  Sistemi  i ndërtimit të këtyre ambienteve është sipas teknikave te reja për atë kohë (vitet ’30-’40) të panjohura më parë në qytetin e gurte.

Ndërkohë edhe objektet e ish Prefekturës dhe Bashkisë të atyre viteve, ish godina e Kishës Katolike etj ishin konceptuar në bazë të stilit italian por u gërshetuan mjaft mirë dhe në harmoni me arkitekturën karakteristike të zonës historike. Pjesë e punimeve të realizuara nga italianët do të ishte edhe aeroporti i qytetit, ujesjëllësi që furnizonte me ujë familjet gjirokastrite, centrali elektrik, i cili funizonte me energji elektrike godinat dhe shtëpitë e banimit etj. “Periudha në fjalë përbën një nga shtresëzimet  më të rëndësishme të  muzeut arkitektonik që përfaqëson qendra historike e Gjirokastrës  Ashtu si elementët e tjerë të kësaj stratigrafie  periudha para otomane, otomane, periudha e viteve ‘20-‘40 dhe ajo gjatë viteve të regjimit komunist , të gjitha së bashku  duke u studiuar dhe evidentuar  sjellin reflektime mbi të tashmen dhe të ardhmen e Qendrës Historike të Gjirokastrës.

Disa nga ndërtimet në zonën historike në vitet ’20-40 bazuar mbi stilin arkitektonik italian :

Banesa (Vila):  Emin Kokalari – Vile e ndertuar ne “Palorto”, ne periudhen ’31 –‘33, Ark. Buzeli:

Papavangjeli  – Vile e ndertuar ne lagjen “Varosh” ne vitin ‘37.

Aleks  Ceci    –  Banese  trekateshe ne lagjen “Varosh” (ish radio)

Teli  Mihali   –  Banese  dhe tregetore  lagje “Varosh” 1937(tregetar)

Koço Kekezi –  Banese katerkateshe  lagje “Varosh”(tregetar)

Niko  Tola   –  Banese    dykateshe  lagje “Varosh”(tregetar)

Taho Alite   –  Banese   lagje “Hazmurat” (tregetar)

Niko Miço   –  Banese  lagje “Varosh” (tregetar)

Niko Tolica  –  Banese lagje “Varosh” (tregetar)

Lame Kareco – Banese lagje “Varosh” ( ish Minister i Financave )

Çene    –         Banese  Pazar

Fidhi   –       Banese trekateshe lagje “Varosh”

Gligor Floko – Banese trekateshe lagje “Varosh”

Të fundit

Strehim politik tek Berisha

Nga ARTUR AJAZI Arben Ahmetaj foli edhe kësaj here. Personalisht e ndoqa vetëm 10 minuta. Dukej sikur do të nxirrte...

Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të...

E mërkura sjellë kthesën drastike të motit/ Ja cfarë parashikohet të ndodhë

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm, por pritet të ndryshojë në ditët në vijim. Meteorologu Hakil Osmani në një raportim tha se e...

Aksident me vdekje në Shkodër, i riu përplas me makinë të moshuarin

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar në Shkodër ditën e sotme. “Rreth orës 10:15, në aksin rrugor...

Trump rikthen në ushtri trupat që refuzuan të merrnin vaksinat kundër COVID-19

Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë, e një nga ta rivendos mijëra trupa që u dëbuan nga ushtria për refuzimin e vaksinave COVID-19...

Lajme të tjera

Web TV