Ndalohen qeset plastike, nga nesër me trajsë në market

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej më shumë se tre vitesh shqiptarët i blejnë qeset plastike nëpër markete kur duan të transportojnë produktet  e blera, por duket se kjo nuk ka ndaluar përdorimin e tyre në vend.

Nisur nga kjo, qeveria vendosi që të ndalojë tërësisht përdorimin e qeseve plastike nëpër markete duke ndryshuar ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Sipas këtij ligji, duke filluar nga dita e nesërme, 1 qershor 2022, supermarketet dhe çdo dyqan lagjeje e ka të ndaluar që të japë qese plastike për klientët, në të kundërt rrezikojnë të gjobiten.

Konsumatorët që shkojnë në markete do të duhet që të marrin me vete edhe trajsat, në të kundërt duhet që t’i blejnë aty kundrejt një çmimi shumë herë më të shtrenjtë se qeset plastike.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi në mbrojtjen e ambientit në vend, pasi burimet e plastikës janë të ndryshme dhe qeset plastike janë vetëm një formë e ndotjes me plastikë.

Të fundit

Sulmi në qendër të Mynihut, ndërron jetë fëmija 2-vjeçar

Dy ditë pas një sulmi në një demonstratë në Mynih, një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte plagosur rëndë, humbi...

Tërmeti me magnitudë 4.7 godet Greqinë

Një tërmet me mganitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Greqinë mbrëmjen e së shtunës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në...

Kongresin Botëror i Ligjit në 2027 në Tiranë,ish-deputeti i PS-së: Shqipëria është pjekur

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka folur në studion e Neës 24 në lidhje me Kongresin Botëror të Ligjit, që do të organizohet...

Zelensky: Mbështetja e garantuar e Amerikës për Evropën ka mbaruar

Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se ditët e mbështetjes së garantuar të SHBA-së për Evropën kanë mbaruar, pasi ai i kërkoi kontinentit të bashkohet...

“Qumështit t’i ulen taksat”/ Ekspertët e bujqësisë propozojnë që të hiqet TVSH 20%

Subvencionimet në blegtori janë të pamjaftueshme për të konkurruar qumështin e importit. Kjo është dhe arsye se përse industria kërkon që një litër qumësht ta...

Lajme të tjera

Web TV