“Vajza tradhtojini të dashurit tuaj”/ Ina Kollçaku sqaron deklaratën e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh, një video e blogeres Ina Kollçaku, po bën xhiron e rrjetit. Në sfond të videos ishte një muzike që qarkullonte në rrjetin social TikTok dhe ajo ç’ka u kap nga publiku ishte fraza sikur Ina i bënte thirrje vajzave të tradhtojnë të dashurin.

Pas shumë reagimeve në rrjet, Ina ka sqaruar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se si qendron e vërteta e mesazhit që ka dhënë për vajzat.

Ina theksoi se kjo video e saj mund të ketë qenë edhe një tendencë lidhur me videon e vajzës nga Librazhdi, që u kap duke tradhëtuar të fejuarin dhe u dhunua nga vjehërrit.

“Unë bëra një video në ‘Tik tok’ që e kanë bërë shumë vajza me një voice. Gjatë kësaj kohe ishte duke u dhënë shfaqja ime në Teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ dhe e përdora këtë video për të ngacmuar, në ato momente madje isha e veshur me veshjen e rolit.

Ajo që kam thënë për vajzat është që të ndahen dhe mos të qendrojnë në një lidhje të palumtur. Nuk kishte asgjë më shumë se kaq.

Mund të ketë qenë edhe tendencë video që po qarkullonte sepse ishte shumë shokuese. Unë jam duke bërë një master të dytë dhe një pedagoge tha që ishte shumë trobditëse. Edhe unë reagova ndër të parët personazhe që reaguan. Disa persona nuk kanë hapur fare lajmin kanë lexuar vetëm tituulin dhe e kanë marrë ashtu”, tha ndër të tjera ajo.

Të fundit

Sherri me Gjuzin/ Demaliaj: Më fyeu prindërit e mi të vdekur, humba kontrollin dhe…

Sherri në hollin e një hoteli në kryeqytet me kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, erdhi si pasojë e shpifjeve e...

Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, kur nisin transfertat ndërkufitare përmes SEPA

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për...

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash

Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka...

Kurrë nuk e kishim menduar! Zbulohet ‘fytyra’ e vëllait të madh, ja kush na qenka

‘Big Brother VIP Albania’ po vjen drejtë fundit dhe moderatori i këtij reality show Ledion Liço ka publikuar disa foto. Ai haptazi ka treguar se...

Durrës/“Me energjinë e të rinjve”, Rama: Qëllimi,“Shqipëria e 2030” të jetë anëtare në BE

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në të rinj të reja dhe qytetarët në Durrës u shpreh se fokusi kryesor është që Shqipëria...

Lajme të tjera

Web TV