Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ambasada shkruan më tej se pret të forcohet më tej partneriteti mes dy vendeve.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, shkruan ambasada.
Për zgjedhjen e Bajram Begajt si president kanë reaguar edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi e ka përgëzuar për detyrën e re, teksa thotë se pret që të nisin bashkëpunimin.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Në pritje të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan Varhelyi.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të një familjeje evropiane”, shkruan Borrell.