Kush ishte deputeti i opozitës që votoi pro presidentit Bajram Begaj?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, ku mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai dhe nga LSI-ja Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho. Sipas përllogaritjeve, votat kundër mendohet se kanë ardhur 3 nga LSI dhe 1 nga PDIU.

Sakaq sipas llogarive, mendohet 1 votë abstenim të ketë ardhur nga deputetët e PDIU, e po kështu një prej deputetëve të kësaj partie të ketë votuar pro për Presidentin Begaj.

“Nëse marrim në konsideratë deklaratën e Monika Kryemadhin, tre votat kundër duhet të jenë nga LSI, ndërkohë tre deputetë të PDIU rezulton të kenë votuar 1 kundër, 1 abstenim dhe një pro”, deklaroi gazetari Gjençaj.

Të fundit

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj. Pjesa tjetër rikthehen për...

Emigranti u vetëvra sapo u kthye nga Gjadri, mediat italiane: Kishte frikë…

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku...

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën europiane të qeverisë shqiptare” për...

Lajme të tjera

Web TV