Bamir Topi: Begaj u zgjodh në përputhje me Kushtetutën! Ja pse Presidenti duhet të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ish-presidentin Bamir Topi, zgjedhja e Bajram Begajt si kreu i ri i shtetit është në përputhje me Kushtetutën. Në emsionin ‘Kontrast’ në Report TV ai tha se pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 Edi Rama ka të gjithë të drejtën që të propozojë dhe zgjedhë një President nga mazhoranca.

“Unë e kam konsideruar procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, të pritshëm. Pasi pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, zoti Rama ishte në të drejtën e tij për të zgjedhur një President të mazhorancës. Sepse kur janë bërë këto ndryshime ka pasur një konsensus të gjerë dhe në vitin 2012 Partia Demokratike porpozoi të ndjerin Nishani, një propozim tërësisht politik. Sikundër pas vitit 2013 i erdhi radha mazhorancës dhe zgjodhi zotin Meta” – tha Bamir Topi.

Duke komentuar pretendimet e Partisë Demokratike, ish-presidenti deklaroi se Ilir Meta ka vepruar drejtë me firmosjen e dekretit për Bajram Begajn në Stamboll. Sipas tij, procesi ka qenë korrekt dhe transparent.

“Përderisa ka ndodhur ashtu siç duhej, nuk kemi pse të ngrejmë hipoteza se çfarë do të ndodhte nëse nuk dekretohej. Unë jam i mendimit se Presidenti Meta ka vepruar në mënyrë korrekte. Sot jemi në kohën e teknologjisë dhe nëse është ndodhur në Stamboll nuk ka ndonjë lapsus. Është konfirmuar me figurë dhe firmë elektronike. Unë nuk mund ta vendos veten në këto kushte, sepse asnjëherë nuk i ngjan njera-tjetrës, por besoj se është një procedurë korrekte kushtetuese dhe nuk do ta kisha penguar” – tha Topi.

Por ish-presidenti deklaroi në ‘Kontrast’ se ai vetë do të preferonte një figurë me profil politik. Kjo sipas Topit i shërben ruajtjes së institucionit të Presidencës nga sulmet e ditës apo tentativat e vazhdueshme për ta zhvlerësuar dhe hequr kompetencat.

Lexo edhe :  Ministri Balla homazhe dhe kurorë me lule në nderim të magjistratëve Falcone e Borselino

“Unë kur jam pyetur se si e pëlqej dhe e bëj identikitin e Presidentit, kam qenë i mendimit se në pamundësi për ta zgjedhur nga populli, në krye të institucionit të Presidencës duhet një njeri me profil politik. E kam mbështetur këtë ide dhe bindje sepse Presidencës gjithmonë është tentuar t’ia reduktojnë kompetencat.

Pra duke e ditur se ndoshta në mënyrë të papritur mund të lindi probleme te natyrës politike dhe institucionale, kam menduar se një njeri me eksperiencë të gjatë në politikë do të ishte në nivelin për të përballuar përplasje të forta. Aq më tepër që sot, Shqipëria gradualisht ka marrë një pamje devijim nga Republikë Parlamentar, po shkon në një Republikë Kryeministrore. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me zotin Rama, por edhe me Berishën. Uroj që gjërat të shkojnë në një komunikim normal në funksion të shtetit dhe interest publik” – deklaroi Bamir Topi për Report TV.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV