I ka falur tradhtinë disa herë? Detaje të reja nga ndarja e Shakirës me Pique

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Shakira dhe partneri i saj Zherard Pique njoftuan ndarjen.

Këngëtarja kolumbiane, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj pas një lidhjeje 12-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

Dyshja ishin bashkë që nga viti 2010 dhe nuk u martuan kurrë, por tani po ndahen pas 12 vitesh së bashku.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, kjo ishte deklarata e dyshese e publikuar të shtunën.

Shakira u përpoq dy herë të rregullonte marrëdhënien me Piquen, deri në marrjen e vendimit për tu ndarë,sipas raportimit të “20minutos” .

Thuhet se edhe pse lidhja filloi të shkatërrohej, Shakira ishte aq e dashuruar sa u përpoq të rikthehej përsëri me Pique të paktën një herë dhe ndoshta dy herë.

Në të njëjtin publikim nga “20minutos”, thuhet se, pavarësisht vuajtjeve të pasqyruara në këngën e saj të fundit “Te Felicito”, ajo kishte shpresë në kthimin në normalitet  të marrëdhënies së saj pas tradhtisë.

“20minutos” thonë se ata ishin të ndarë prej disa kohësh, ndërsa deklarata zyrtare doli vetëm javën e kaluar.

Kjo përputhet me raportet e tjera, të cilat kanë pohuar se Pique jetonte vetëm në një apartament prej disa kohësh.

Të fundit

Një fëmijë 3 vjeç gjendet i vetëm në rrugët e Tiranës, policia ua dorëzon familjarëve

Një fëmijë i vogël rreth 3 vjeç është gjetur i vetëm pasditen e sotme nga policia e Tiranës. Përmes një...

Mbërrijnë 88 mijë vota nga diaspora, por pse shqiptarët e Greqisë po votojnë kaq pak?

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 11 majit po dominohet nga emigrantët në Itali, ndërsa Greqia ka surprizuar me një pjesëmarrje shumë të ulët...

Bie ekonomia e SHBA, Donald Trump nis justifikimet: “Nuk isha unë deri më 20 janar…”

Ekonomia amerikane u tkurr me një normë vjetore prej 0.3% në tre muajt e parë të vitit, tha Departamenti i Tregtisë. Kjo shënoi një rënie...

Legjenda e Anglisë: Problemi i Realit ka një emër, quhet Toni Kroos

Rio Ferdinand mendon se problemi i Real Madrid është mungesa e Toni Kroos. Mesfushori gjerman u largua verën e shkuar dhe skuadra madrilene po...

Danimarkë, i moshuari përpas turmën dhe plagos 5 persona. Makina gjendet mbi tavolina

Një makinë ka përplasur dhe plagosur të paktën pesë persona në qendër të Kopenhagenit, sipas mediave daneze. Dëshmitë raportojnë se një makinë me ngjyrë të...

Lajme të tjera

Web TV