Arrestimi i Agim Kajmakut në Itali me drogë, ja reagimi i parë nga PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar arrestimin me drogë në Itali të ish-kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas tij, qëndrimi i PS eshte gjithmone qe ligji duhet te godase mbi kedo qe ka kryer shkelje.

 

Pyetje: A ka një qëndrim PS për arrestimin e Agim Kajmakut që u kap nga policia italiane me drogë, ju e keni suportuar dhe mbrojtur pas akuzave të opozitës.

Taulant Balla: Sa herë që ligji funksionon mbi këdo PS përshëndet veprimet e organeve të policisë e drejtësisë.

E ky qëndrim i qartë i yni që nuk bën dallim për askënd, këtu biem dakort që dhe në këtë rast qëndrimi yne eshte ligji duhet të godasë mbi këdo.

Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë funksion e përfaqësim të PS është humbje kohe të diskutojmë për këtë cështje

ARRESTIMI

Sipas të dhënave të Policisë shqiptare, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, ka rënë në prangat e Policisë italiane nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Kajmaku është ndaluar në 27 maj, pasi u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, së bashku me nipin e tij.

Droga, që u gjet e fshehur brenda disa vazo lulesh, nëse do të shitej, sipas përllogaritjeve të Policisë italiane, do të kapte vlerën e 1 milion eurove. Ish-kryebashkiaku, klient prej kohësh në një fidanishte të njohur në Grottamare, pasi bleu bimët, bashkë me nipin, shkuan në shtëpi.

Me sa duket, Kajmaku ka rënë në sytë e pronarit të fidanishtes që shiste lulet me vazo që ai i blinte bashkë me nipin e tij. Megjithatë, Policia italiane, menjëherë sapo e ka vënë në pranga Kajmakun, ka lajmëruar dhe njëherësh ka kërkuar informacion nga Policia e Shtetit shqiptar. Këta të fundit e kanë mbajtur fshehur lajmin e arrestimit të tij, derisa orëve të vona të së shtunës, mediat italiane e bënë publik bashkë me detajet e operacionit të bujshëm.

Tashmë Kajmaku do të hetohet dhe do të gjykohet nga drejtësia e vendit fqinj për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërkohë që bëhet me dije se Kajmaku ishte fiksuar si një person i ri në zonën e trafikimit të lëndëve narkotike. Nuk dihet në fakt roli i tij ende nëse vepronte i vetëm, pra veç me nipin apo ishte pjesë e ndonjë grupi kriminal. Policia italiane, në bashkëpunim me prokurorinë, vijojnë të mbledhin prova mbi aktivitetin e ish-kryebashkiakut të Vorës në Itali.

Lexo edhe :  Diaspora votë masive për PS-në, në Gjirokastër merr 76,1 %

Si dështuan 13 operacione policore për kapjen e Kajmakut

Ishte data 20 nëntor e vitit 2019 kur Prokuroria e Tiranës lëshoi një urdhër të pazakontë që lidhej me emrin e ish-kryebashkiakut të Vorës, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhërarrest 10 ditë më parë. U tha se asnjë noter nuk do të pranonte t‘i lëshonte prokurë për mbrojtës shtetasit Agim Kajmaku, pa lajmëruar Policinë, në të kundërt do të ketë penalizime.

Dhe në fakt ashtu ndodhi. Asokohe, përveç këtij urdhri, prokuroria, me anë të sektorit kundër krimit ekonomik, i kërkoi Kajmakut që të justifikonte pasurinë, pasi edhe sektori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit kishte nisur verifikimin për pastrim parash ndaj tij dhe familjarëve të tij. U dërguan shkresa duke iu kërkuar informacion bankave të nivelit të dytë për llogaritë e tij bankare; po ashtu edhe hipotekës, për të verifikuar pasuritë e paluajtshme. Për më pak se 10 ditë, Policia u fut në operacion të paktën 13 herë për ta sjellë në pranga ish-kryebashkiakun, i cili u fsheh dhe Policia doli gjithnjë duar bosh.

Madje u tha se dyshohej edhe se operacioni për prangosjen e tij u dekonspirua nga punonjës të Policisë së Shtetit. Për këtë arsye, 7 prej tyre u vunë në verifikim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Prej disa ditësh, Prokuroria dhe Policia vazhduan negociatat me familjarët dhe avokatin për vetëdorëzimin e Agim Kajmakut, por as ajo nuk ndodhi në atë kohë. Ndaj Kajmakut, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë, ndërsa akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale.

Të fundit

Histori/ Si radikali shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në “Mançester Arena”

Përgatiti: Leonard Veizi Ritmet e muzikës pop, që vazhdonin të kumbonin në veshët e gjithkujt që kishte ndjekur nga afër...

Netanyahu nuk tërhiqet: Rripi i Gazës do të jetë tërësisht nën kontrollin tonë

Benjamin Netanyahu i zgjedh fjalët me kujdes, nën presionin e paprecedentë ndërkombëtar për shkak të katastrofës së vazhdueshme në Gaza, por ai nuk tërhiqet...

U pyet për avionin dhuratë nga Katari, Trump ‘tërbohet’ me gazetarin në Shtëpinë e Bardhë

Një moment tensioni u shënua nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur gazetari Peter Alexander e pyeti për një dhuratë luksoze...

Chiara Ferragni-n e braktis edhe partneri i ri, kthehet tek ish-gruaja!

Revista e njohur italiane “Chi” ka publikuar disa foto ekskluzive të kapura nga paparacët, ku Giovanni Tronchetti Provera, (ish)partneri i influenceres së famshme, shfaqet...

Klodiana Lala: Këto janë tre figurat qëndrore të bandës me bazë në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala teksa po fliste për operacionin ndërkombëtar “Ura” ka zbuluar sipas saj, tre figurat qëndrore të bandës së Durrësit. E ftuar në studion...

Lajme të tjera

Web TV