Kërcënon Ukraina: Me armët e Perëndimit do e ‘shqyejmë’ urën që lidh Rusinë me Krimenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjenerali ukrainas kërcënon të shkatërrojë urën e “kordonit të kërthizës” prej 2.7 miliardë paundësh që lidh Rusinë me Krimenë duke përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë

Një gjeneral i lartë ukrainas ka kërcënuar Moskën zyrtare se do të shkatërronte urën gjigande që lidh lidh Rusinë me gadishullin e okupuar të Krimesë, duke përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë.

Gjeneralmajor Dmytro Marchenko tha të mërkurën mbrëma se Kievi e konsideronte urën e Kerçit një objektiv legjitim ushtarak në luftën e vazhdueshme të vendit të tij kundër forcave pushtuese të Vladimir Putinit.

Duke folur për një uebsajt vendas, gjenerali, i cili ka udhëhequr mbrojtjen e Ukrainës në rajonin e Mykolaiv në jug e përshkroi urën që i kushtoi Rusisë 2.7 miliardë paund si një ‘kordon kërthizor’ që furnizon përforcimet ruse në jug.

 

Kur u pyet se çfarë planifikoi të bënte ushtria e Ukrainës me armët e avancuara që Kievi po i kërkon Perëndimit t’i japë, ai tha se ura do të ishte objektivi numër një.

 

“Duhet ta shqyejmë këtë kordon kërthizor për të prerë përforcimet ruse. Sapo të bëhet, Moska do të hyjë në panik”, tha ai.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj që të nxitojnë për t’i dhënë vendit më shumë armë dhe më të avancuara, duke thënë se nuk mund të mbajë forcat më të fuqishme të Rusisë pa më shumë mbështetje.

Armët perëndimore kanë qenë kritike për suksesin befasues të vendit të drejtuar nga Zelensky deri më tani. Megjithatë, vendet perëndimore kanë hezituar të dërgojnë armë me rreze të gjatë që mund të përdoren për të sulmuar më thellë brenda territorit rus, nga frika se kjo mund të tërheqë më shumë vende në një betejë edhe më të madhe.

Të fundit

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Lajme të tjera

Web TV