Ndoqën vjehrrin e pronarit për ta vr*arë, kush janë 2 shqiptarët e arrestuar në Maltë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë është akuzuar në gjykatë se ka porositur dy ‘vrasës’ për të sulmuar babain 62-vjeçar të ish-gruas së tij, teksa ai po shkonte për të vrapuar përgjatë bregut të detit Sliema.

Policia e përshkroi Matthew Joseph Schembri, 37 vjeç, nga Sliema, si “truri” pas sulmit ndaj Louis Spiteri të enjten në mëngjes.

Schembri dhe dy autorët e dyshuar, shtetasit shqiptarë Xhovano Ndoci, 23 vjeç, i papunë dhe Agostin Marku, 23 vjeç, të cilët jetojnë së bashku në një apartament në Sliema në pronësi të Schembri, u akuzuan në lidhje me sulmin.

Ata i mohuan akuzat kur u paraqitën në gjykatë para gjykatësit Charmaine Galea të premten pasdite dhe u lanë në paraburgim.

Spiteri më parë përshkroi se si dy shqiptarët ishin ulur në një stol kur ata u ngritën dhe e goditën me grusht në fytyrë teksa ai po kalonte me vrap përpara kopshtit George Bonello Dupuis. Ai duhej të trajtohej në spital për plagët e marra.

 

Viktima Louis Spiteri u desh të trajtohej në spital pas sulmit.  Foto: Facebook
I dhunuari Louis Spiteri u desh të trajtohej në spital pas sulmit.

Kur ata u arrestuan – pasi njëri u ndoq nga një shok vrapues dhe u kap  – ata i thanë policisë se ishin të porositur për të kryer sulmin.

Të tre burrat i mohuan akuzat në lidhje me bashkëpunimin për dhunën ndaj Louis Spiter. Ndoci u akuzua gjithashtu për mbajtjen e një objekti të mprehtë  në publik pa leje policie.

Gjykata dëgjoi se dy burrat jetonin në një pronë që u ishte dhënë nga Schembri, drejtor i një kompanie, dhe ndodheshin në Maltë me financa të kufizuara.

Avokati i tyre pretendoi se dyshja kishin ardhur në Maltë për të punuar dhe kishin gjetur dikë që do t’i punësonte në mënyrë të paligjshme.

Lexo edhe :  Rikualifikimi i hyrjes së Shkodrës, qeveria miraton fondin 402 mln lekë për shpronësimet

“Ata përfunduan  si skllevër të tij (Schembri) me shpresën se do të gjenin vaktin e tyre të radhës. Ne duhet të shohim se kush duhej të përfitonte vërtet nga kjo situatë, nëse ishin këta dy burra që sulmuan, dikë që as nuk e njihnin – kishin një foto të tij – ose dikush tjetër”.

Të fundit

Shtëpia e Bardhë mohon “kurthin” ndaj Zelenskyt: Donim vetëm një marrëveshje për paqen

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pretendon se përplasja verbale midis Donald Trump,  JD Vance ë dhe...

Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok?

Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako tha për Scan...

Dibër, muajt e parë të vitit me fluks të shtuar virozash në spitalin rajonal

Dy muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një fluks të shtuar të të prekurve nga virozat stinore. Mjekja infeksioniste pranë Spitalit Rajonal Dibër,...

Studimi i ri: Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti

Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në...

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, ka dëme...

Lajme të tjera

Web TV