Fermeri italian: Çmenduri! Shqiptarët blejnë grurin e tyre në Itali me dyfishin e çmimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është i vetmi fermer që vjen nga jashtë për të punuar tokat shqiptare.

Michelle Ricci, tre vite më parë la Italinë për të kultivuar drithëra në fshatin Kropisht të Selenicës. Në 150 hektarë tokë Michelle ka mbjellë, grurë, misër dhe tërshërë. Gjatë këtyre viteve fermeri italian, po ndeshet me problemet e bujqësisë shqiptare që sipas tij janë të shumta.

Tregtarët e fabrikave të miellit shqiptarë, grurin kërkojnë ta blejnë me çmimin që nuk mbulon kostot e prodhimit. Nëse toka e Selenicës ndihmon të prodhojë grurë cilësorë, bashkombasit e Michelit, pra tregtarët Italian i japin çmimin e duhur grurit shqiptar.

“Sot grurin në Foxha mund ta shes me 55 euro kuintalin, ndërsa deri të mërkurën mund të shitet edhe 70 euro. Ndërkohë që në Shqipëri, fermerët po e shesin 36 euro”.

Sipas Michelit, gruri i tij rishitet për të dytën herë nga tregtarët italianë për fabrikat e makaronave në Shqipëri, kësaj me një çmim akoma më shtrenjtë.

“Dhe absusrditeti ndodh që janë po tregtarët shqiptarë ata që grurin e vendit të tyre e blejnë në Itali me çmimin më të shtrenjtë për të prodhuar makarona special”.

Pas tregut, bujku Italian merakoset për magazinimin e drithërave.

“Kam aplikuar për të ngritur një kapanon për të futur të gjithë prodhimin dhe akoma nuk ma kanë miratuar lejen e ndërtimit. Do të detyrohem të shes grurin me çmimin që do të më japin tregtarët italian, pasi nuk mund të rrezikoj që ta lë atë jashtë në natyrë”.

Histori si kjo e Michelit na tregojnë se grosistët e grurit në Shqipëri, e vlerësojnë prodhimin vendas vetëm atëherë kur humb gjurmët e origjinës. Katër tregtarët e mëdhenj janë dakordësuar që grurin shqiptarë ta vlerësojnë 36 lekë për kilogram, ndërsa atë serb 51 lekë.

Të fundit

DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe...

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Lajme të tjera

Web TV