Rama: Tani edhe martesat do bëhen me bekimin e ministrave!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, ministrat e Brendshëm të dy vendeve, Bledi Çuçi dhe Xhelal Sveçla, thanë se sot do të firmoset marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e gjendjes civile.

Lidhur me këtë, ministrat e Brendshëm theksuan se kjo marrëveshjeve do të lehtësojë martesat që bëhen mes shtetasve të dy vendeve, pasi ndryshimet në gjendjen civile do të bëhen në kohë reale.

Nga ana e tij, ministri kosovar u shpreh se në të ardhmen do të shkohet drejt një databaze të përbashkët me të dhënat e gjendjes civile. Ndërkohë, nuk mundoi dhe batuta e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili pasi folën dy ministrat, tha se “Lajm i mirë që edhe martesat do të bëhen me bekimin e ministrave të Brendshëm”.

Bledi Çuçi: Marrëveshja e radhës ka të bëjë me shkëmbimin në kohë reale të të gjithë shkëmbimeve të të dhënave të gjendjes civile të shtetasve që janë martuar në dy shtetet, duke bërë të mundur që të shmangim çdo abuzim që mund të bëhet në gjendjen civile. Nëse një kosovar martohet në Shqipëri, do të ketë të gjitha ndryshimet në gjendjen civile në kohë reale dhe Kosova do të lajmërohet, dhe anasjellas. Kjo për të prerë rrugën e njerëzve që i shfrytëzojnë këto mundësi për t’iu shmangur drejtësisë.

 

 

Xhelal Svelça: Të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale dhe do shkojmë drejt një data baze të përbashkët në të ardhmen. Këtë radhë zgjidhim një problematikë për fëmijët. Në të ardhmen do të ketë ndryshme të reja, që do të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

Të fundit

Familja denoncon të zhdukur ish-zv/drejtorin e AKSHI-t

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me...

Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar

Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë. Protestuesit kundër regjimit janë përplasur edhe fizikisht...

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se po i pajton, kanë qenë...

Rama vijon akuzat ndaj gjykatësit Balliu: Në 9 minuta…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sot kritikat ndaj gjykatësit Hazbi Balliu për lirimin nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente...

Makth në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri flakën një koshi plehrash pranë...

Lajme të tjera

Web TV