Turizmi në Gjirokastër rijetëzon sitet dhe teatrot antike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti antik i Antigonesë, po tërheq një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj, sepse është përfshirë në guida

Nga Blerim Kore

Me vlerat historike, arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore që mbart zona e Gjirokastrës, në këto ditë vere po shndërrohet në promovuese të turizmit të qëndrueshëm në Jug të vendit. Site të tilla si: Antigoneja, Adrianopoli, Melani, Palokastra, etj tashmë janë bërë pjesë e guidave të udhëtimeve të vizitorëve vendas dhe të huaj, duke shërbyer si nxitje për zhvillimin social dhe ekonomik të zonave ku ndodhen. Në këtë kuadër Prektura Gjirokastër është duke zbatuar një projekt që promovon sitet dhe teatrot antikë si dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën kufitare me Greqinë. “Fam and Press Trip” është një aktivitet i dedikuar për operatorët turistikë, agjentët e udhëtimit, organizatat turistike, kompanitë e menaxhimit të destinacioneve, reporterët, gazetarët, blogerët, transmetuesit, prezantuesit e TV dhe tadios dhe influencuesit e mediave sociale, me qëllim prezantimin e teatrove dhe siteve antike të Jugut të Shqipërisë. Pas një studimi të kryer ky projekt organizohet nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër nën siglën e projektit “I-Theas”, pjesë e programit IPA-INTERREG, Shqipëri-Greqi. “Fam&Press Trip”, përfshin ture të organizuara në fokus të së cilave është promovimi i siteve arkeologjike, teatrove antik, resurseve të turizmit natyror dhe trashëgimisë kulturore në Jug të vendit dhe zonës kufitare me Greqinë. Përgjatë tureve të realizuara pjesëmarrësit njihen dhe promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore në shërbim të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.

Antigoneja antike interes për vizitorët
Qyteti antik i Antigonesë, në këto ditë vere po tërheq një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj. Ata e përfshijnë qytetin e lashtë, në guidat e gupeve të organizuara por edhe atyre individuale, në Jug të vendit. Falë pasurisë historike dhe arkeologjike që mbart Antigoneja antike vazhdon të tërheqë gjithmonë e më shumë kërshërinë e vizitorëve. Sipas drejtorit të Parkut Arkeologjik, Shkëlqim Guçe,gjatë muajit maj është regjistruar një interes në rritje nga turistët për të vizituar vlerat arkeologjike të Antigonesë antike. Ndërkohë krahas vlerave historike, arkeologjike dhe kulturore në mjediset e Parkut Arkeologjike të Antigonesë vizitorët e ndryshëm vendas dhe të huaj, gjejnë një sërë veprimtarish të tjera argëtuese dhe çlodhëse si: guida turistike në natyrë, udhëtime me kuaj, etj. Qyteti arkeologjik i Antigonesë ngrihet mbi kodrën e Jermës, në krahun e djathtë të rrjedhës së mesme të lumit Drino, në jugperëndim të fshatit Saraqinishtë, në Bashkinë Gjirokastër. Ai zinte një vend dominues dhe njëkohësisht më të përshtatshmin nga pikëpamja ekonomike në këtë luginë. Gërmimet arkeologjike tregojne se Antigoneja u formua si një qendër e madhe dhe e rëndësishme ekonomike, shoqërore, kulturore dhe politike që në fillim të shek. III p.e.s. Në një kohë që përputhet me periudhën e fuqizimit më të madh politik të shteteve të Epirit. Ajo vazhdoi jetën e saj gjatë gjithë shek. III dhe pati një veprimtari prodhuese intensive sidomos nga fundi i këtij shekulli dhe fillimi i shek II p.e.s. Të dhënat e përfitura nga gërmimet treguan se një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të qytetit kanë luajtur zejtaria dhe tregëtia. Në shtresën kulturale që mbulon banesat e zbuluara dallohen qartë gjurmët e një shkatërrimi të shkaktuar nga një zjarr i fuqishëm. Ky shkatërrim duhet të ketë ndodhur në vitin 167 p.e.s, kur konsulli romak Pal Emili dogji dhe rrafshoi për tokë 70 qytete të Epirit. Mbas kësaj ngjarje tragjike duket se Antigoneja nuk e mori më veten.

Lexo edhe :  Mariana Kondi eleminohet nga Ferma Vip pasi humbi sfidën me Xhesikën

Turistë në Adrianopolin e lashtë…
Qyteti antik i Adrianopolit ndodhet në fushë të hapur 14 km në jug të Gjirokastrës, rreth 300 m larg rrugës automobilistike Gjirokastër- Sarandë, në Bashkinë e Dropullit. Në këto ditë vere ai është kthyer në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Falë edhe gërmimeve arkeologjike të viteve të fundit, në këtë sit janë shtuar pikat e vizitueshme për turistët, duke rritur interesimin e tyre për guidat në këtë zonë. “Kam ardhur të vizitoj gjatë fundjavës Gjirokastrën me një grup miqsh. Mes të tjerash vizituam sitin arkeologjik të Antigonesë ndërkohë që na tërhoqi edhe Adrianopoli antik me historinë dhe vlerat arkeologjike”, shprehet A.Kola, nga Tirana. Mes të tjerash ky sit arkeologjik vazhdimisht po tërheq vëmendjen e studiuesve vendas dhe të huaj, në lidhje me promovimin, studimin, dhe restaurimin e vlerave arkeologjike. Megjithëse gërmimet arkeologjike të kryera në të kanë nxjerrë në dritë vlera të reja, sërish ky sit simbolizohet me teatrin e gurtë. Teatri antik i Adrianopolit datohet rreth dhjetëvjeçarëve të mesit të shek. II p.e.s. Ai ka një kapacitet prej 4 mijë spektatorë dhe është i pajisur me 27 shkallë, 4 hyrje dhe një skenë me dy kate. Teatri për nga mënyrë e punimit të mureve ofron më tepër me teatrin e Butrintit.

Të fundit

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë. Kësaj radhe, në spitalin Gaslini...

Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Nga Ardit Rada Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare....

Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll...

Mami Kiara na prezanton “soundin” më të bukur në botë! (Video)

Vetëm pak ditë më parë dyshja e shumë përfolur e shtypit rozë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë....

Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Nga Mero Baze Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë,...

Lajme të tjera

Web TV