Çmimi i shalqinit/ Braçe del në protestë me fermerët: Grumbulluesit shesin pa faturë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fermerët e fshatit Çermë e Poshtme në Lushnje kanë kultivuar rreth 100 hektarë me shalqi. Tashmë që është koha e vjeljes prodhimi ka mbetur në fusha, ndërsa fermerët të mbështetur nga deputeti i zonës, Erion Braçe kanë dalë në protestë kundër qeverisë. Shkak është bërë çmimi i ulët i shitjes me shumicë.

Ata kërkojnë që ushtrohen kontrolle ndaj pikave të grumbullimit që kanë fiksuar çmimin 12 lek për kg. ‘Jemi të falimentuar’ thanë fermerët nëse nuk arrijmë të shesim shalqinin, së paku me 18 lek për kg.

Deputeti Erion Braçe tha Ministria e Financave dhe ajo e Bujqësisë nuk kryejnë kontrolle në Divjakë e Lushnje ku grumbulluesit punojnë pa fatura.

Zgjidhja, tha Braçe, është krijimi i kooperativave, ose ndryshe magazinave publike me menaxhim shtetëror.

“Për shalqinin po e po, por edhe për grurin edhe për misrin që vjen më pas. Kur këta ngrinin zërin, se kontrolloni çmimin e plehrave kimike pasi zë gati 60% të kostos së grurit, askush nuk e vrau mendjen. U kontrollua çmimi i orizit, vajit të lulediellit, edhe çmimi i miellit, por nuk u kontrollua çmimi i plehrave kimike që tani e ka efektin. Janë të njëjtët njerëz që edhe i kanë shitur plehrat shtrenjtë edhe duan ta marrin produktin shumë lirë.

Sa kemi qenë në këtu kanë kaluar 30-40 trajlera, pra kërkesë ka, por si shpjegohet që bie çmimi. Problemi është se zhytet një ekonomi e tërë. Nesë falimenton një kjo ekonomi bujqësore ka falimentuar ekonomia bujqësore e gjithë vendit. Shteti duhet të thotë stop këtu me pikat e grumbullimit me kapacitete magazinuese private. Shteti duhet të ndërtojë magazina dhe frigoriferë publik. Kështu fermeri çon mallin atje kur ka çmim të lartë.”- tha Braçe.

Lexo edhe :  Nuk ka më kartë imbarkimi dhe check-in, “ID dixhitale e udhëtarit” po vjen

Protestat e fermerë në zonën e Myqezesë kanë qenë të vazhdueshme pasi kostot në bujqësi janë rritur për shkak të plehrave kimikë, ndërsa çmimi i shitjes së produkteve mbetet i ulët duke i çuar drejt falimentit.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV