Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7: Ndalojmë importin e arit rus!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e tjera të Grupit G7 do të shpallin një ndalim të importeve të arit nga Rusia, një hap që udhëheqësit shpresojnë se do ta izolojë më tej ekonomikisht Rusinë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur kosto të paprecedentë Putinit për t’i mohuar atij të ardhurat, që i nevojiten për të financuar luftën kundër Ukrainës. Së bashku, G7 do të njoftojë se ne do të ndalojmë importin e arit rus, një eksport i madh që kap dhjetëra miliarda dollarë për Rusinë”, shkruan Presidenti Biden.

 

Një njoftim zyrtar pritet të martën në kuadër të takimit vjetor të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara.

Presidenti Biden dhe aleatët e tij të G7, fillojnë të dielën takimin e nivelit të lartë për të diskutuar strategjitë për të siguruar furnizimet me energji dhe për të trajtuar inflacionin, në përpjekje për të parandaluar që pasojat e agresionit rus në Ukrainë të dëmtojnë koalicionin global që punon për të ndëshkuar Moskën.

Disa orë përpara hapjes së takimit, Rusia kreu sulmet me raketa kundër kryeqytetit ukrainas, sulmet e para të të tilla nga Rusia në tre javë.

Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Biden thanë se ari është eksporti i dytë më i madh i Moskës pas energjisë dhe se ndalimi i importeve do ta bënte më të vështirë për Rusinë pjesëmarrjen në tregjet botërore.

Të fundit

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua...

17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

Në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit 1999, në orën 3:02 pas mesnate, qetësinë e natës turke e përshkoi një britmë e...

Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Kuzhina shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim nga turistët e huaj, duke u kthyer në një përvojë kyçe për ta të udhëtimit...

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i së vërtetës po afrohet. Armëpushimi është...

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar...

Lajme të tjera

Web TV