“Kalorësi me gjoksin e zbuluar”, liderët ‘shkrihen’ së qeshuri me foton e Putin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësit e G7-s u tallën me Presidentin rus Vladimir Putin të dielën teksa u ulën për të ngrënë drekë, duke bërë shaka me foton e tij të famshme ku qëndron si një gangster i vërtetë, hipur mbi kalë dhe pa bluzë veshur.

Batuta e tyre epike erdhi teksa Presidenti Joe Biden po punon për të mbajtur aleancën perëndimore në shina, ndërsa lufta në Ukrainë hyri në muajin e pestë dhe Rusia hodhi bomba në Kiev për herë të parë në 3 javë.

“Xhaketa? Xhaketat jashtë? Të heqim rrobat?”, tha kryeministri britanik Boris Johnson teksa u ul në tryezë me kolegët e tij udhëheqës të ekonomive më të mëdha në botë.

“Le të presim për foton”, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau.

 

 

Zyrtarët po përpiqeshin të bënin një foto zyrtare të drekës me liderët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Ne duhet të tregojmë se jemi më të ashpër se Putini”, tha Johnson.

Trudeau më pas shtoi: “Ne do të pushtojmë ekranet me kalërimin me gjoksin zhveshur”.

Ai i referohet një fotoje të vitit 2009, ku Putini pa këmishë dhe hipur në një kalë pushonte në malet e rajonit siberian Tyva.

Jyjyujkiu

Më pas, Johnson mund të dëgjohet duke thënë: “Duhet t’u tregojmë atyre look-un tonë”.

“Kalërimi është më i miri”, ia pret presidentja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen.

Presidenti Biden ishte në drekë, por nuk u duk se mori pjesë në lojën e fjalëve me shaka të homologëve të tij.

Megjithatë, më herët Biden e kritikoi sulmin rus ndaj Kievit si ‘barbarizëm’.

“Është më shumë barbaria e tyre”, tha ai gjatë ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes për liderët e G7 në Schloss Elmau.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV