Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-s në që do mbahet në Indonezi në nëntor, tha të hënën një këshilltar i Kremlinit.

“Ne kemi marrë ftesën zyrtare… dhe jemi përgjigjur pozitivisht, duke thënë se jemi të interesuar të marrim pjesë,” u tha gazetarëve Yuri Ushakov.

Ai tha se me “shumë kohë” përpara samitit të 15-16 nëntorit në Bali, mund të ketë ndryshime në mënyrën e pjesëmarrjes së Rusisë.

“Por tani për tani, ftesa është për pjesëmarrje personalisht”, shtoi Ushakov.

Gjatë pandemisë së COVID-19 në tetor, Putin iu bashkua virtualisht samitit të G20-s në Romë.

Indonezia, e cila mban presidencën e radhës të grupit këtë vit, shkaktoi polemika duke ftuar Rusinë në mbledhjen e ekonomive kryesore të botës.

Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë ushtruar presion ndaj Xhakartës për të përjashtuar Moskën pas ofensivës së Rusisë në Ukrainë dhe akuzave për krime lufte.

Por kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tregoi të hënën se ai ishte ende i hapur për të marrë pjesë, pavarësisht nga prania e mundshme e Putinit.

Scholz, i cili aktualisht është nikoqir në samitin e G7-s të vendeve më të industrializuara, tha se do të merrte një vendim përfundimtar nëse do të merrte pjesë “pak para nisjes”.

Ai vuri në dukje se Indonezia ka ftuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Të fundit

Vështirësi në përdorimin e e-Albania, bashkitë hapin zyra në ndihmë të qytetarëve

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të posaçme...

Javë ‘përvëluese’/ Paralajmëron meteorologu: Nuk do ta besoni sa do arrijnë temperaturat

Shqipëria do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura ekstreme gjatë kësaj jave. Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje “live”, paralajmëroi se...

Falsifikonin datën e skadencës së produkteve, lihen në arrest shtëpie 2 vëllezërit

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi administrator dhe magazinier të një ambjeti që u gjetën produkte të skaduara në Vorë. Me kërkesë edhe...

Hidhet shorti i Conference League/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo në panik

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur...

‘Dy standarde’ , Spahiu zbërthen lojën e Berishës: Nëse hyn në Parlament në shtator…

Juristi Kreshnik Spahiu theksoi sot se Sali Berisha politikisht vepron me dy standarde pas humbjes së zgjedhjeve. Teksa dikur i kërkonte dorëheqjen Lulzim Bashës për humbjen,...

Lajme të tjera

Web TV