Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar prezencën për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e bisedimeve për integrimin në Bashkimin Europian.
Euroskepticizmi vijon të jetë i lartë, ndërsa duket se pavarësisht kërkesave, BE është e vendosur që të shtyjë në kohë procesin e integrimit për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ende janë “pengu” e Bullgarisë edhe pse kjo e fundit hoqi veton ndaj Maqedonisë, por me kusht. Çka do të thotë se “kushti” mun të ndrzshojë duke e zvarritur më tej pprocesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Në mesin e amullisë së deklaratave dhe pasigurisë rreth fillimit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që prodhoi samiti i pasuksesshëm BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel, administrata amerikane del me një qëndrim të qartë. Për Uashingtonin, afrimi i rajonit me bllokun europian është e një rëndësie kyçe, dhe kjo, në kancelaritë europiane, nuk duhet harruar. “Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaruan burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit për agjencinë maqedonase të lajmeve, Mia.
Departamenti Amerikan i Shtetit thekson më tej se SHBA vijon të ofrojë mbështetje për çeljen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe pse u trumpetua me të madhe se diçka pozitive do të mbërrinte këtë radhë, nga fronti perëndimit nuk pati sërish asgjë të re për dy vendet e rajonit, që presin prej vitesh kalimin në një stad tjetër të rrugës drejt BE-se. Teksa i hapi rrugë Ukrainës për anëtarësim, blloku nuk dha dritë jeshile për dy vendet e bllokuara nga Bullgaria. Pas më shumë se pesë orë bisedimesh mes krerëve më të lartë të Bashkimit Evropian, me liderët e Ballkanit Perëndimor, konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua zyrtarisht për shkaqe kohore, çka bëri që të këtë radhë të hiqeshin dorezat e pakënaqësia të shpërfaqej hapur nga Edi Rama, Aleksandar Vuçiç e Dimitar Kovaçevski, që nuk i kursyen krerëve të bllokut as batutat shpotitëse. Edhe pse BE u bëri dalje dy vendeve ballkanike, presioni është shtuar si nga SHBA ashtu edhe një pjesë relativisht e vogël e politikës në shtetet anëtare të BE-së. Megjithatë Euroskeptikët vijojnë të jenë të shumtë, poir nisur nga situata aktuale gjeopolitike shumë analistë, por edhe politikanë mendojnë se integrimi në bllok i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ishte një zgjidhje me interes. Së pari shkëputen nga ndikimi rus dhe e dyta duke u përfshirë në Bashkimin Europian është shumë më e mundur që të zgjidhen disa konflikte që vijojnë të jenë të pranishme në të paktën tre shtete të Ballkanit Perëndimor.