“Do vijojmë me detyrat”/ Rama për mos hapjen e negociatave: BE ka hallet e veta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke u ndalur tek fillimi negociatave kryeministri Edi Rma u shpreh se Shqipëria do të vijojë të bëjë detyrat dhe objektivi është pikëpamja e Komisionit Europian. Rama theksoi se është në dorë të tyre se kur vendosin datat dhe po ashtu për çfarë është arritur dhe çfarë nuk është arritur.

“Për sa kohë jemi në rregull me detyrat e shtëpisë jam i qetë. Se e di që është fakt i thjeshtë se BE është një krijesë me tekat e veta dhe me hallet e veta. BE ka kapriçot dhe dobësitë e veta. Unë jam tërësisht i qetë që ne e kemi bërë tonën dhe do vazhdojmë ta bëjmë tonën. Në Bruksel bashkë me kolegët e tjerë me Vuçiç dhe Dimitar Kovačevski kemi bërë më të mirën.” tha Rama.

Për sa u përket akuzave të opozitës për investimet strategjike nga bashkëshortit dhe ministres Olta Xhaçka, kryeministri Edi Rama theksoi se opozita do të vijojë me hedhjen e akuzave por ai është i qetë.

Rama theksoi se “vesi del me shpirtin” dhe ata nuk do ndryshojnë kurrë. Sipas Ramës qeveria është mikpritëse për çdo shenjë ndryshimi por sipas tij nuk do ndryshojnë.

“Kjo tërheqja zvarrë për të bërë përbaltje publike është një praktikë që nuk do të ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe e përcaktuar. Ne ose do bëjmë punët duke qenë të vetëdijshëm për atë që jemi. Kemi të metat tona ose do merremi me këta. Në veten time e kam të qartë çdo minut i humbur është mëkat i madh. Le ta gjykojnë institucionet” tha Rama.

Të fundit

Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata?

Nga Kreshnik Spahiu Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata? Ligjërisht heqja Non-Grata bëhet me të njëjtën proçedur siç...

Kompanitë europiane ngrejnë alarmin/ Rritja e euros kundrejt dollarit shqetësuese

Rritja e euros kundrejt dollarit këtë vit po bëhet shqetësim për eksportuesit. Kompanitë europiane po alarmohen për euron e fortë, pasi rritja e monedhës kundrejt...

Vota e diasporës/ 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre

Deri më 7 maj 2025, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbërritur 153,277 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që...

Qeveria miraton mbrojtje të veçantë për punonjësit e kërcënuar të AMP-së

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për forcimin e mbrojtjes së punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilët përballen me kërcënime...

Michelle Obama: Po shkoj në terapi sepse po kaloj një fazë tranzicioni

Në një intervistë të sinqertë për podcastin e Jay Shetty-t, Michelle Obama ka ndarë përvojën e saj aktuale me terapinë, duke theksuar rëndësinë e...

Lajme të tjera

Web TV