“Me Ramën jam takuar vetëm 1 herë”, Bozo: Ja pse nuk e shqetësoj kryeministrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Luljeta Bozo në një rrëfim për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” ka treguar se me kryeministrin Edi Rama ka pasur vetëm një takim pune, atë në periudhën post-tërmetit, kur ai i kërkoi këshilla për mënyrën sesi duhet të vepronte me katastrofën.

Ajo gjithashtu ka shpjeguar se nuk e ka menduar ndonjëherë dorëheqjen nga detyra pasi është votuar masivisht nga qytetarët dhe punon për t’ia shpërblyer atyre besimin.

Në krye të 1 viti si deputete e PS, ne pamë që në momentin e fushatës që bëri PS, emri juaj i propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe ai i drejtoreshës Çomo që u tërhoq më pas. Ju vetë e menduat ndonjëherë tërheqjen? Apo ka pasur diçka që ju ka bërë ta zhbëni këtë gjë?

Unë e mendoj para se ta vendos. Gjersa e pranova propozimin, dhe kur më votuan gjithë ata njerëz, se unë s’bëra as propagandë asgjë, njerëzit patën besim te unë dhe mundohem t’ia shpërblej duke punuar. Nuk jam bërë pishman, por mundohem të jap maksimumin tim aq sa e kam takatin

 

 

A takoheni me kryeministrin Rama, si i keni raportet me të?

Marrëdhëniet i kamë të mira me të gjithë. Me kryeministrin Rama jam takuar vetëm njëherë kur më kërkoi për tërmetin dhe nja dy herë në këto takimet festive.

Nuk keni komunikim me të?

Shiko ka një defekt këtu te neve. Se gjithmonë është Uni, njishi që ka ngelur nga ajo koha e shkuar dhe nuk e di kur do e heqim këtë. S’duhet të shkojë çdo gjë te kryeministri, te Njëshi. Unë nëse kam një problem në lidhje me arsimin do shkoj të ministrja Kushi përshembull dhe ta diskutoj me të. Unë kam bërë takim me disa ministra si i Infrastrukturës etj… se ata do ta zgjidhin në fund të fundit. Kryeministrin duhet ta shqetësosh kur është një problem që nuk është zgjidhur asgjëkundi. Dhe s’jam njeri që dua të bezdis kot. Shkoj vetëm kur kam ndonjë problem që mendoj se e zgjidh vetëm ai.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV