Finlanda optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën në vjeshtë: Është koha të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finlanda pret që Bashkimi Evropian të përmbyllë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë muajve në vijim, tha ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen.

Gjatë një konference për media në Prishtinë më 4 korrik, Tuppurainen tha se shteti i saj mbështet procesin euroatlantik të Kosovës dhe shteteve të rajonit të Ballkanit perëndimor.

“Ne mbështesim liberalizimin e vizave. Unë thash që tani është koha dhe nevojiten të gjitha kriteret dhe pasi të përmbushen kriteret duhet të keni të drejtën që të merrni liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe është koha që të lëvizet përpara. Ne kemi mbështetur negociatat që flasin në favor të Kosovës në këtë drejtim. Kështu që unë mund të them se jam optimiste që ne do të vazhdojmë përpara në këtë çështje dhe besoj se në muajt në vijim, ndoshta këtë vjeshtë do të shohim rezultate pozitive”, tha ajo.

Tuppurainen së bashku me ministri e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, po qëndrojnë në Prishtinë, dhe folën për gazetarët pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Kosova është shteti i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave për udhëtim në zonën Shengen. Kosova ka përmbushur kriteret e BE-së për këtë proces dhe Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rekomanduar një vendim pozitiv për këtë çështje, por një vendim për vizat ende nuk është marrë.

Ministrat e Finlandës dhe Irlandës, gjatë konferencës në Prishtinë mbështetën dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, duke thënë se presin që të arrihet përparim më i madh në këtë proces.

Sipas Byrne, dialogu është platforma më e mirë për të zgjidhur dallimet midis Prishtinës dhe Beogradit dhe për të avancuar perspektivën evropiane të Kosovës.

Lexo edhe :  Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: "Rusia po rigjenerohet"

“Ne e dimë në Irlandë që mund të jetë një rrugë e vështirë për pajtimin sepse kërkon durim dhe çdo marrëveshjes e paqes ka kompromise për të gjitha anët. Kjo është edhe në marrëveshjen që kemi pasur me Irlandën Veriore”, tha ai.

Kosova dëshiron që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se pas anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, edhe Kosova duhet të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake./REL/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV