Europol: 130 të arrestuar për trafikimin e qenieve njerëzore në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat policore në të gjithë Europën kanë arrestuar rreth 130 persona të dyshuar për përfshirje në kontrabandën e njerëzve, në një operacion të përbashkët të kryer nga 22 vende, njoftoi sot agjencia ndërkombëtare e policisë Europol.

Operacionet e policisë, të cilat u zhvilluan deri më 13 qershor, çuan gjithashtu në identifikimin e më shumë se 100 viktimave të mundshme të trafikimit të njerëzve, tha Europol.

Gjatë operacionit, i cili u koordinua nga agjencia europiane e kufirit Frontex, pothuajse 1 milion njerëz dhe 200,000 automjete u kontrolluan në kufijtë detarë, tokësor dhe ajrorë, kryesisht në rrugët e përdorura më shumë për në Europë.

15 vende të BE-së morën pjesë në operacione, së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Ukrainën, Britaninë dhe Lihtenshtajnin.

Të fundit

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje...

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 6000 gjoba dhe 14 të arrestuar në orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave...

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik. Qeveria...

Sot testi i Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Fillor, Manastarliu: Suksese

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në Shqipëri sot do t’i nënshtrohen testimit kombëtar Vlerësimi i Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor...

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Artan Lame ka lindur në Tiranë në vitin 1967. I martuar dhe me dy fëmijë, ai është një figurë e njohur në fushat e...

Lajme të tjera

Web TV