I dënuari me vdekje prek me surprizën e tij para ekzekutimit: Dua të dhuroj një …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i burgosur në Teksas të SHBA-ve, mbi të cilin rëndon dënimi me vdekje ka bërë një veprim prekës, teksa u ka kërkuar autoriteteve që t’i shtyjnë datën e ekzekutimit.

Ramiro Gonzales ka shprehur dëshirën e tij të fundit, pasi ai kërkon që të dhurojë një veshkë për personat që kanë nevojë për transplant.

Injeksioni vdekjeprurës për të ishte planifikuar për në 13 korrik, por avokatët e Gonzales, në një letër drejtuar guvernatorit republikan Greg Abbott, kërkuan një zgjatje 30-ditore.

Avokatët e tij thonë se burri është njohur si një “kandidat i shkëlqyer”, një dhurues i gjallë për dikë që ka nevojë urgjente për një veshkë.

Vlerësimet e mjekëve të ekipit të Degës së Mjekësisë të Universitetit të Teksasit kanë zbuluar në fakt një grup të rrallë gjaku tek i arrestuari.

Ndërkohë, në letrën dërguar guvernatorit, avokatët e Ramiro Gonzales përfshinin një apel nga Michael Zoosman, një pastor hebre që kishte një korrespondencë të gjatë me të burgosurin.

Kleriku nuk ka asnjë dyshim për qëllimet e Ramiros, duke deklaruar se: “Dëshira e Ramiros për të qenë një dhurues altruist i veshkave nuk është i motivuar nga një përpjekje e minutës së fundit për të ndaluar apo vonuar ekzekutimin e tij”.

Pesë vjet pas ngjarjeve, në vitin 2006, Ramiro Gonzales rrëfeu se kishte rrëmbyer dhe më pas përdhunuar e vrarë 18-vjeçaren Bridget Townsend. Gonzales nuk u pendua kurrë për krimet e tij, duke shkuar aq larg sa të deklaronte se “ishte e vetmja gjë e duhur për t’u bërë”.

Gonzales ishte ai që drejtoi Sherifin e qarkut Bandera për në vendin ku ndodhej trupi i dekompozuar i Bridget-it, që ai e kishte fshehur në një fermë ku punonte babai i tij.

Të fundit

Rrugën për votat! Banorët në Kukës paraqesin kërkesat: As miq nuk na vijnë nga rruga

Banorët e 5 fshatrave të njësive administrative Kolsh, Surroj e Arrën kanë protestuar para institucionit të Bashkisë së Kukësit...

“Hera e parë që drejtësia godet lart”, Rama: Shqipëria synon drejt BE

Kryeministri Edi Rama e konsideron goditjen e figurave të larta politike nga SPAK si një zhvillim që ndodh për herë të parë në historinë...

Çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni gjatë Ramazanit?

Ramazani është një periudhë e shenjtë për myslimanët, ku agjërimi është një nga shtyllat kryesore të fesë. Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë duke i...

Si ndikon plakja tek aftësia për t’u përqëndruar

Ashtu siç mund të mos vraponi më aq shpejt siç bënit kur ishit të rinj, ashtu edhe aftësia për të mësuar, mbajtur mend dhe...

Vila e Ahmetajt në Palasë lihet në sekuestro, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën

Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi sekuestrimin e vilës në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetaj TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në...

Lajme të tjera

Web TV