Përmbysje spektakolare nga Novak Djokovic, serbi zgjohet dhe kualifikohet në gjysmëfinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Novak Djokovic dëshmoi edhe një herë se ka ‘shtatë jetë’ brenda katër mureve të Wimbledonit . Në fitoren e tij të njëzet e gjashtë radhazi në turne , serbit iu desh të kthente dy sete nga Jannik Sinner për të përfunduar duke e kthyer bilancin në favor të tij 5-7, 2-6, 6-3 6-2 dhe 6-2 .

Sinner, i cili sapo kishte eliminuar Carlos Alcaraz në raundin e kaluar, e vuri në vështirësi gjashtë herë kampionin, por forca dhe frymëzimi i tij shteruan në momentin kyç.

Nga ana tjetër, Djokovic nuk u largua asnjëherë nga ndeshja sepse përvoja e tij i thotë se në ‘Grand Slams’ ndeshja është shumë e gjatë për rivalët e tij.

Talenti 20-vjeçar u duk se do të përmbushte një tjetër surprizë në terrenin britanik, teksa më parë eliminoi Alcaraz apo Isner.

Gjithsesi, përballë ishte një ekspert si Nole (fitues i 20 titujve Grand Slam), i cili me eksperiencën e tij nuk e humbi për asnjë moment qetësinë dhe ia doli të kualifikohej kështu në gjysmëfinalen e Wimbledon teksa përballë do të ketë fituesin e çiftit Goffin-Norrie.

Pavarësisht vështirësive, ai shënoi dy setet e para dhe bëri nervoz lojtarin me më shumë javë si numër një në histori.

Shtatë rikthimet e çmendura të Djokovic në karrierën e tij

Raundi i dytë Wimbledon 2005 Guillermo Garcia-Lopez 3-6, 3-6, 7-6, 7-6, 6-4

Gjysmëfinalet e US Open 2011 Roger Federer 6-7, 4-6, 6-3, 6-2, 7-5

Raundi i 16-të Roland Garros 2012 Andreas Seppi 4-6 6-7 (5-7) 6-3 7-5 6-3

Raundi i 16-të Wimbledon 2015 Kevin Anderson 6-7, 6-7, 6-1, 6-4, 7-5.

Raundi i 16-të Roland Garros 2021 Lorenzo Musetti 6-7, 6-7, 6-1, 6-0, 4-0

Finalja e Roland Garros 2021 Stefanos Tsitsipas 6-7, 2-6, 6-3, 6-2, 6-4

Lexo edhe :  Moment i veçantë! Duka takon Papa Françeskun, i bën dhuratën speciale (VIDEO)

Çerekfinalet e Wimbledon 2022 Jannik Sinner 5-7, 2-6, 6-3, 6-2 dhe 6-2

 

Të fundit

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi...

TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta “zëvendësojë”

Nga janari i vitit 2025, qeveria shqiptare do të nisë mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12-mujore, duke e bërë të paarritshme për...

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Ka nisur procesi i votimit në Kosovë, teksa KQZ-ja ka nisur paraqitjen live të rezultateve të kutive të para të numëruar deri më tani....

Xheneta dhe Egli njihen që jashtë? Ish-konkurrentja e “BB VIP” zbulon lidhjen mes tyre

Gjatë një interviste në “Fan Club”, Xheneta Fetahu ka folur për njohjen e saj të përfolur me Eglin para pjesëmarrjes së saj në “Big...

Kosova zgjedh qeverinë e re, KQZ: Pjesëmarrja në procesin elektoral, nën 40%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se, pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 39.16 për...

Lajme të tjera

Web TV