Juventus, lamtumira zyrtare me Vrionin: do të luajë në MLS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventus i thotë lamtumirë Giacomo Vrionit: sulmuesi 23 vjeçar është transferuar tek New England Revolution me një kosto prej 4 milionë eurosh duke firmosur deri në vitin 2025 dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në MLS, kampionati më i mirë i Amerikës së Veriut.

Pasi zbarkoi në Torino në vitin 2020 nga Sampdoria, Vrioni u penalizua rëndë nga një dëmtim i rëndë në fibulën e tij që e detyroi të humbasë një pjesë të mirë të sezonit. Pasi veshi fanellën e Juventus U-23, sulmuesi shqiptar me pasaportë italiane luajti sezonin e kaluar si i huazuar në WSG Tirol, në Bundesligën austriake, ku u shpall si golashënuesi më i mirë me 19 gola të shënuar në 28 ndeshje.

Nga ana tjetër klubi i tij i ri është shprehur tepër i kënaqur dhe ka dalë në komunikatë zyrtare duke u shprehur: “Ne jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Giacomo Vrionit për një kontratë afatgjatë me New England Revolution. Giacomo na tërhoqi vëmendjen me suksesin e tij të fundit në Austri dhe u rekomandua shumë nga disa njerëz vërtet të shquar në sportin tonë.”

Largimi i fundit i sulmuesit të kombëtares së Polonisë Adam Buksa në RC Lens të Ligue 1 më 7 qershor hapi vendin, duke frymëzuar ardhjen e Vrionit.

Të fundit

Justin Bieber shiti katalogun muzikor për 200 milionë dollarë për shkak të falimentimit

Justin Bieber ka shitur të gjithë katalogun e tij muzikor për 200 milionë dollarë në dhjetor të vitit 2022,...

23-vjeçari plagos më armë babain në Fier

Një 23-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Fierit pasi plagosi me armë zjarri babanë e tij. 58-vjeçari u dërgua në spital dhe...

Gara për Tiranën/ Xhaçka në avantazh ndaj Gjylametit! Majko, Kodheli e Felaj pa mandat

Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, teksa deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën e diasporës, nga 43157 në...

E frikshme! Një avion i Lufthansas fluturoi pa pilot për 10 minuta, zbardhet raporti

Një fluturim i Lufthansas me 205 persona në bord mbeti pa pilot për 10 minuta, shkruan CNN sot, pasi piloti humbi ndjenjat ndërsa ishte...

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri më i...

Lajme të tjera

Web TV